E Diel, 1 Nëntor 2026

Internacionalja Socialiste: Të pranohen kërkesat e PS për parregullsitë zgjedhoreNga TemaInternacionalja Socialiste kërkon që të pranohen kërkesat e Partisë Socialiste për dhunimet dhe parregullsitë zgjedhore. Komiteti i Internacionales Socialiste

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Internacionalja Socialiste: Të pranohen kërkesat e PS për parregullsitë zgjedhoreNga Tema

Internacionalja Socialiste kërkon që të pranohen kërkesat e Partisë Socialiste për dhunimet dhe parregullsitë zgjedhore.

Komiteti i Internacionales Socialiste për Mesdheun zhvilloi më datat 5-6 tetor në Barcelonë punimet e saj. I pranishëm ishte pjesë edhe një delegacion i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ky takim u zhvillua nën presidencën e Partisë Socialiste spanjolle të kryeministrit, José Luis Rodríguez Zapatero. Deputeti Taulant Balla prezantoi raportin e Partisë Socialiste dhe qëndrimin e saj mbi zgjedhjet e 28 qershorit dhe marrëdhëniet e kushtëzuara me Kuvendin e Shqipërisë.

Me propozim të Presidencës së Internacionales, Komiteti vlerësoi se, “në Shqipëri demokracia duhet të rivendoset dhe kërkesat e Partisë Socialiste në marrëdhënie me dhunimet dhe parregullsitë në zgjedhjet e 28 qershorit duhet të pranohen”. Internacionalja Socialiste ka rikonfirmuar solidaritetin dhe mbështetjen për Partinë Socialiste dhe veprimin e saj politik.

Gjithashtu në deklaratën e Barcelonës, organizata e partive socialiste në mbarë botën ka theksuar angazhimin e përbashkët të partive Socialiste dhe Socialdemokrate për të luftuar korrupsionin politik që, siç theksohet në deklaratë: “shfaq mungesë respekti për financat publike, lirinë e shprehjes dhe interesat e përbashkëta themelore”.

Kryeministri i sapozgjedhur i Greqisë, Jorgo Papandreu, është presidenti i Internacionales Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›