E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria dhe opozitaNga Nikos Konstandaras, “Kathimerini”PASOK u rikthye në pushtet pas rreth gjashtë vitesh në opozitë. Çështja urgjente është se si do të qeverisë Jorgo Papandreu. Një çështje tjetër, po kaq e rëndësishme, është si do të sillet opozi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Qeveria dhe opozitaNga Nikos Konstandaras, “Kathimerini”

PASOK u rikthye në pushtet pas rreth gjashtë vitesh në opozitë. Çështja urgjente është se si do të qeverisë Jorgo Papandreu. Një çështje tjetër, po kaq e rëndësishme, është si do të sillet opozita. PASOK dhe Demokracia e Re kanë shkëmbyer vendet në qeveri që nga 1974. Ne e njohim kornizën brenda së cilës ato lëvizin. Edhe në opozitë ato janë të parashikueshme, duke e bazuar politikën në kundërshtimet populiste kundër gjithçkaje që propozon qeveria.

Megjithatë, pavarësisht traditës së gjatë të qeverisjes së PASOK-ut, është e vështirë të parashikohen veprimet e Papandreut. Nga njëra anë, kontrolli total i partisë së tij është i bazuar në të drejtën më anakronike - e drejta e trashëgimisë. Nga ana tjetër, idetë dhe politikat e tij janë shumë-shumë më përpara se pjesa tjetër e shoqërisë greke. Në opozitë ai kaloi kohë të vështira dhe iu desh të luftonte për mbijetesë politike dy vjet më parë. Shumica dërrmuese që fitoi dje, megjithatë, do t’ia lehtësojë qeverisjen. Sidoqoftë, ai nuk duhet të harrojë që fitorja e tij nuk erdhi ngaqë qytetarët ranë papritmas në dashuri me të dhe politikat e PASOK-ut, por sepse refuzuan Demokracinë e Re. Vetëm pasi Karamanlis shpalli zgjedhjet e parakohshme (duke pranuar dështimin), filluan sondazhet të tregojnë se qytetarët e pranonin Papandreun për liderin e tyre të ri.

Karamanlis, i lodhur nga qeveria jofunksionale dhe opozita negative e vazhdueshme, rrezikoi gjithçka për zgjedhjet e parakohshme dhe humbi. Demokracia e Re do të ketë kohë të vështira në opozitë. Karamanlis ka filluar procesin për pasuesin e tij. Nëse ai besonte në mesazhin e tij, që qeveria ka nevojë për një qeveri të fortë për të zbatuar reformat e dhimbshme që kërkon ekonomia, ai duhet të ishte treguar i vendosur. Lideri i opozitës duhet që, ose ta detyrojë PASOK-un të zgjidhë problemet, ose ta përkrahë, kur qeverisë do t’i duhet të marrë masa të ashpra. Nëse Karamanlisi do ta kishte vendosur vendin mbi partinë e tij, ai duhet të kishte qëndruar për të zbatuar reformat që ai besonte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›