E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri humbet durimin me Rezart TaçinNga Antena brenda familjesRezart Taçi ia sosi dje durimin Sandrit. I xhindosur nga një intervistë e Taçit te “Gazzetta dello Sport”, ku Taçi, pasi ishte i sigurt që “Fininvest” nuk e shiste Milanin, thoshte jam ga

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri humbet durimin me Rezart TaçinNga Antena brenda familjes

Rezart Taçi ia sosi dje durimin Sandrit. I xhindosur nga një intervistë e Taçit te “Gazzetta dello Sport”, ku Taçi, pasi ishte i sigurt që “Fininvest” nuk e shiste Milanin, thoshte jam gati ta blej 700 milionë euro.

- Po ky k…, ku do t’i gjejë 700 milionë euro?! Ky s’ka lekë xhepi më, po fut naftë kontrabandë dhe s’ka lekë të paguajë shoferët e boteve, tha me vete.

E mori në telefon.

- Ku je mor miliarder që do blesh Milanin? Ia q… nënën fare tani, na nxore bojën. Është ngrit gjithë Italia, tallet me Shqipërinë tani. Po boll o trap se nuk janë shoferët e Ballshit ata që gënjen.

- Jo mo Sandër, s’ka problem për lekë. Lekë ka sa të duash mo burrë, gjithandej. Puna është të bëjmë ndonjë gjë të madhe.

- Si mo k... do bësh gjë të madhe ti. Ti nuk bleve Bolonjën 20 milionë euro, do blesh Milanin 700 milionë. Pastaj çfarë bole je, i zoti thotë s’e shes, tellalli e jep. E ke lexu deklaratën e “Fininvest”-it. “Milani nuk është në shitje. “Fininvest” është e detyruar që edhe njëherë të përgënjeshtrojë se nuk ka asnjë plan për të shitur aksione të Milanit”. E thotë troç vëlla. ǒi ke këto idiotësi, se na nxore bojën. Më mori dhe doktori në telefon. Më tha: “Mbyllja gojën atij, se po na turpëron.

- Po jo mo Sandër, se ju e keni mendjen te lekët. Po lekë gjenden mo burrë. Po nuk the që kam lekë, s’ke si gjen lekë. Unë e dija deklaratën e “Fininvest”-it. Ti e di që e takova Berluskonin. E pyeta, a do ta shesësh Milanin? “Jo, - më tha, - s’e shes kurë.” Atëherë thashë me vete ky është rasti të tregoj që kam pará. Dhe dola, thashë që do ta blej. Se, çfarë humba që thashë do ta blej, kur dihet që ai nuk e shet?!

- Po si vajte e tregove këtë të Berluskonit mo k… që të ka thënë s’e shes Milanin. Se kjo të tregon shumë budalla. E ke thënë dhe në gazetë, mirë që ma thua mua. Si çfarë humbe mo bole?! Po na nxjerr bojën, na bëre gazi i botës. Nuk dal dot në rrugë se më thonë ai shoku yt mashtrues. Mirë punëtorët që i le pa rroga këtu në Tiranë, po del e thua që ke dhe 7 miliardë euro. Me 7 miliardë euro të merr doktori, të rras në shtatë qeli, se s’ke pagu asnjë taksë. Marseli im 1 milion dollarë tha që kam më 1993, dhe e rrasi brenda. Me 7 miliardë nuk del më gjallë.

- Po jo mo Sandër, unë e them të ndihmojmë dhe doktorin. Se thonë bota ky paska miq të pasur, s’ka nevojë të vjedhë.

- Ore trap, puna është që bota thotë, kur ka vjedh kaq shumë një klient i vajzës, pale sa ka vjedh vajza. Ia qet bojën më shumë doktorit. Prandaj mbylle këtë histori, se na ke bërë gazi i botës.

- Jo për Zotin. Ti s’e ke idenë si u çmend ai gazetari italian, kur i thashë: “I kam 700 milionë euro”. I shndrisnin sytë. Thashë t’i jepja 10 euro, kur mbaroi intervista, pastaj u kujtova që në Itali gazetarët të marrin më shumë. Se këtu jam rehat. Vijnë këta kameramanët e tu dhe të Top-it, u jap nga dhjetë euro dhe thua ç’të duash në televizor. Atje duan më shumë në fakt. Duan nga 100. Po ti e di që mua s’më gjen dot kurrë 100 euro në xhep, se unë mbaj kartë krediti. Ti e di, lekë cash s’kam pas kurrë. Se unë jam për gjëra të mëdha.

- Ore ti qenke krejt k… Po si mo thua kam 7 miliardë euro dhe ke 4 muaj që më gënjen për 300 mijë euro mua dhe nuk m’i ke dhënë. I kam gazetarët akoma pa rroga. Dje i mora ca lekë Samirit, se i rregullova atë fjalimin e doktorit te kartodromi. Po dhe ai ma dhjeu, se më tha ma rregulloi Argita. Ia kishte thënë ai Shkëlzeni se kishte ngrënë darkë një ditë para. Po të paktën e pagoi një pjesë. Ti legen ke gjithë këto muaj që më mashtron dhe del e rreh gjoksin që do blesh gjithë Italinë. O hidh lekët, o i thashë doktorit të të nisë kontrollin. Se i duhet një shembull për pastrim parash atij. Ka dalë një kurvë nga këto eurodeputetet sot dhe ka thënë: “Nuk i liberalizojmë vizat, se jeni mbrapa me pastrimin e parave”. Kaq do doktori, bën një shembull, të rras brenda dhe i mbyll gjithë historitë.

- Jo mo Sandër, se nuk është ashtu. Unë lekët që kam paguar në studio ligjore, i kam të pastra. I kam të verifikuara. Lekët e tjera, ç’punë ka doktori? Se i merr ca gjëra nxituar ti. Nuk ka këtë mendim doktori që ke ti për mua. Ti ke të drejtë, se je nevrikosur që të kam vonuar lekët, po ti e di që unë jam për gjëra të mëdha. Ti pak gjëra do. Aq lekë i kam lekë xhepi unë. Vetëm që s’mbaj lekë me vete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›