E Diel, 1 Nëntor 2026

Interneti ne cdo dhome, mbetet vetem nje premtim

Ndonese ishte premtuar qe cdo dhome e bujtinave te Qytetit Studenti do te ishte e pajisur me internet, ende nuk ka asnje konfirmim se gjithcka do te jete gati, me akomodimin e banoreve te ketij qyteti. Aktualisht mesohet se interneti nuk eshte mundesuar, megjithate, nuk dihet nese nje gje e tille do te behet i mundur gjate ketij viti akademik. Para pak kohesh, drejtoria e Ndermarrjes nr.1 te Trajtimit te Studenteve lancoi projektin e tij per futjen e sherbimit te internetit ne cdo dhome. Ata deklaruan pak kohe me pare se duke filluar qe nga muaji tetor te rinjte do te kene mundesi te perdorin ne dhomat e tyre internetin kundrejt nje pagese fare simbolike, qe arrin ne 300 leke ne muaj. Sherbimi i internetit, sipas premtimit te stafit drejtues te Qytetit Studenti, do te ofrohet 24 ore per te gjithe te rinjte, nderkohe qe ende nuk jane bere te ditura detajet e tjera per kete sherbim. Burime zyrtare nga drejtoria e ketij institucioni bene te ditur gjate muajit shtator se "per here te pare ne historine e tij, ne Qytetin e Studentit ofrohet sherbimi i internetit ne cdo dhome. Si ne shume vende perendimore edhe studentet shqiptare aspirojne te kene mundesi te perdorin internetin 24 ore kundrejt nje pagese prej 300 lekesh ne muaj. Ne fakt pritej qe me 10 tetor, dite kur bujtinat do te ishin te hapura per te rinjte, gjithcka te ishte gati, mjafton qe banoret e bujtinave te kene ne dhomat e tyre kompjuteret per te perfituar nga ky sherbim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›