E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Cerrikut, starton procesi

Tirane - Pas deshtimit te seancave gjyqesore per disa jave me radhe, me ne fund dje, nisi shqyrtimi gjyqesor per nente te pandehurit e masakres se Cerrikut. Prokurori i ceshtjes Anton Martini ka lexuar dje kerkesen per gjykim, ne te cilen renditi te gjithe fabulen e ngjarjes se 11 viteve me pare. Bazuar ne hetimet e kryera dhe provat e administruara, sipas kerkeses per gjykim, ka rezultuar e provuar se me date 22 maj 1997 eshte sulmuar me arme zjarri nga disa shtetas, Posta e Policise se qytetit Cerrik dhe jane larguar me force punonjesit e policise nga kjo poste. Te nesermen forca te policise se Komisariatit Elbasan, te drejtuara nga shefi i komisariatit te asaj periudhe Agron Kulicaj, ne bashkepunim me forcat speciale (Garda e Republikes) kane vajtur ne qytetin e Cerrikut per te rivendosur rendin dhe per te grumbulluar arme, te cilat gjendeshin nen posedimin e civileve te ndryshem. Nderkohe qe, sipas kerkeses per gjykim, te pandehurit Llazar Bicja dhe Meti Bozi, te cilet kishin marre informacion mbi levizjet e forcave policore, kane organizuar nje grup personash te armatosur, me qellim goditjen e forcave te policise. Per kete arsye, keta te pandehur kane shkuar ne mengjesin e dates 23 maj te 1997-es ne lagjen nr. 3 te qytetit Cerrik dhe kane takuar te pandehurit Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, Bashkim Buzani, te cilet ishin te armatosur dhe qendronin ne nje postbllok te krijuar prej tyre, per shkak te hasmerive qe kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqini, i njohur me pseudonimin "Mandela". Te pandehurit Meti Bozi e Llazar Bicja kane nxitur personat e mesiperm per te goditur forcat e policise, te cilet do te leviznin neper qytet, duke i mashtruar se gjoja keto forca kishin ardhur nga Tirana me qellim vrasjen dhe perdhunimin e vajzave dhe grave te tyre. Me pas ata kane sulmuar efektivat dhe punonjesit e Gardes se Republikes, ne te cilen mbeten te vrare 6 punonjes se Gardes dhe u plagosen 16 efektiva. Pasi lexoi kerkesen per gjykim, prokurori i ka paraqitur gjykates listen me 140 te cilet priten te rindertojne ngjarjen. Nje nder deshmitaret kryesore te ketij procesi eshte edhe Agron Kulicaj, ish-drejtues policie ne Elbasan ne ate kohe. Deshmitare te tjere jane edhe drejtues te Komitetit te Shpetimit, ish-kryebashkiaku i Elbasanit dhe te tjere pushtetare vendas ne ate periudhe. Mbrojtja, prokuroria te provoje akuzen

Pas leximit te kerkeses per gjykim, avokatet mbrojtes se te pandehurve, kane paraqitur dje edhe pretendimet e tyre paraprake. Sipas tyre ata nuk jane dakord me akuzat e ngritura ndaj prokuroria, pasi ne asnje vend nuk ishte percaktuar se personat qe kane vdekur apo qe dyshohet te jene plagosur nga te pandehurit, te kene qene efektiva te Gardes se Republikes. Sipas tyre nese nuk faktohet kjo gje nga ana e prokurorise atehere ndaj te pandehurve te tyre nuk duhet te rendoje akuza e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese". Ndersa perballe pretendimeve te tyre perfaqesuesi i prokurorise ka bere me dije se ai do te provonte ne cdo seance qe viktimat kane qene punonjes te Gardes se Republikes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›