E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interneti rrezikon rritjen e femijeve

23/11/2010Shqiperia nuk ka ende nje baze ligjore qe garanton mbrojtjen e femijeve nga informacionet e pakontrolluara

Perdorimi demton shendetin mendor te vizituesit si dhe komunikimin e tij me boten reale

Perdorimi i gjere i internetit nga femijet shqiptare po kthehet gjithnje e me shume ne nje fenomen te rrezikshem i cili mund te lere gjurme ne rritjen e tyre duke qene se kontaktet me informacionet e pakontrolluara jane te vazhdueshme kjo per shkak te mungeses dhe masave te varfra ligjore qe vendi yne ka ne kete drejtim. Ne nje takim te zhvilluar ndermjet eksperteve te fushes sociologe psikologe drejtues te dikastereve qeveritare perfaqesues te UNICEF-it eshte ngritur shqetesimi se vendi yne shfaq mungesa te bazes ligjore si dhe te praktikave te vecanta per nje internet te sigurt ne menyre qe femijet te jene te mbrojtur nga rreziqet virtuale.

Situata

Sipas drejtuesve te Qendres per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve interneti i pakontrolluar mund te demtoje shendetin mendor te vizituesit komunikimin e tij me boten reale deri ne demtim te personalitetit te tij. Lidhur me kete situate problematike perfaqesuesi diplomatik i UNICEF-it ne Shqiperi Detlef Palm ka pohuar se eshte e nevojshme te merret nje nisme e re ligjore qe te siguroje pershtatjen e ligjit vendas me instrumentet me te perparuara nderkombetare lidhur me pornografine dhe shfrytezimin e femijeve me perkufizime dhe standarde te qarta. Sipas tij cdo vit me shume se nje milion femije ne bote jane te detyruar ndaj prostitucionit dhe perdoren per pornografi fenomen i rrezikshem qe nxit abuzimin seksual ndaj femijeve. Njekohesisht Palm konfirmoi se 30 per qind e femijeve nga 9-12 vjec ne vendet e BE-se jane te influencuar nga materialet e internetit shumica e te cileve komunikojne me njerez te panjohur ndersa 15-vjecaret hyjne ne internet cdo dite dhe prinderit e tyre nuk kane asnje ide per pervojat e tyre. Nje realitet i tille pohohet te jete evident edhe ne vendin tone.

Ndryshimet ligjore

Perkundrejt kesaj situate del i domosdoshem koordinimi i te gjitha perpjekjeve per te ndertuar nje ndergjegje publike dhe civile per rreziqet qe mund te kene femijet nga perdorimi i internetit nisme e cila duhet te mbeshtetet me venien e programeve te caktuara kompjuterike qe te filtrojne informacionet ku kane akses femijet. E pranishme ne kete takim zevendesministra e brendshme Iva Zajmi ka pohuar se Shqiperia ka disa mangesi ne kete drejtim nderkohe qe legjislacioni shqiptar mbeshtetur nga legjislacioni dhe konventat nderkombetare te ratifikuara duhet ti mbroje femijet nga aksesi i informacionit te papershtatshem dhe shfrytezimit te femijeve per materiale pornografike. Sipas saj ne legjislacionin vendas keto ceshtje deri ne vitin 2008 kufizoheshin vetem me kriminalizimin e prodhimit publikimit importimit dhe shitjes se materialeve ne ambientet e te miturve sipas nenit 117 te Kodit Penal. Por me pas ky nen u ndryshua duke u konsideruar krim tashme edhe perdorimin e femijeve per prodhimin e materialeve pornografike ne te gjitha format. Po ashtu edhe strategjia kombetare per femijet nuk trajton mbrojtjen e femijeve nga perdorimi i pa sigurt i internetit. Gjithashtu Zajmi vleresoi se ndryshimet ligjore jane ende te pamjaftueshme per te garantuar nje mbrojtje gjitheperfshirese te femijeve nga abuzimi. Ende nuk kemi ne ligjin tone nje perkufizim se cila do te quhet pornografi dhe cila eshte pornografi me femije nuk ka ende nje akt ligjor apo nenligjor qe percakton rregullat e funksionimit te furnizuesve me internet nuk kemi nje mekanizem monitorues per kete aktivitet dhe shoqeria nuk eshte e informuar per rreziqet e internetit - eshte shprehur zevendesministrja Zajmi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›