Shperdorimi i detyres
Nderkohe qe opozita po mendon nuk e di se per cfare arsye nese do te kerkoje apo jo mocion mosbesimi ndaj Kryetares se Kuvendit vazhdon debati rreth kritikave tejet te ashpra qe progres-raporti i Komisionit Europian ka bere per punen e saj si drejtuese e institucionit me te rendesishem ne nje republike parlamentare.
Shpeshhere eshte verejtur me te drejte se raportet dhe qendrimet e partnereve tane europiane jane te paqarta ne percaktimin e pergjegjesive te aktoreve tane politike. Ne pergjithesi gjuha diplomatike e ka te pashmangshme nje pozicion te tille. Nuk ishte e tille gjuha e perdorur nga raporti i siperpermendur per menyren e drejtimit te Parlamentit. Fjalia qe shprehet se Kryetarja e Kuvendit ka keqperdorur pozicionin e saj nuk mund te ishte me e qarte dhe me direkte se kaq ne kritikueshmerine e saj. Nese veme ne diskutim edhe kete radhe qartesine dhe kuptimin e kesaj shprehjeje atehere problemin e kemi ne dhe jo gjuha e perdorur ne raport. Pra raporti i KE-se eshte me se i qarte znj. Topalli ka abuzuar me postin te cilin mban. Dhe ky eshte nje abuzim e shperdorim me nje nga postet me te larta te shtetit.
Historiku i pozicionit te Kryetarit te Kuvendit ka pasur gjate ketyre viteve te pluralizmit nje luhatje nga pozicione tolerante dhe te pergjegjshme deri tek ato me agresivet dhe politikisht partizane. Edhe me pare ka pasur kryetare te Kuvendit te cilet kete pozicion e kane perdorur per te favorizuar palen e tyre politike dhe jo si nje pozicion mbi palet dhe garant te rregullave te funksionimit te Kuvendit. Me znj. Topalli ky institucion eshte politizuar akoma me teper dhe ka degraduar ne nje drejtim thellesisht te anshem te Kuvendit. Rastet qe e ilustrojne kete jane te shumta mosrespektimi i vendimeve te Konferences se Kryetareve zhdukja e votimit te fshehte imponimi i axhendes votimi i dyfishte gjate se njejtes seance dhe lista mund te vazhdonte dhe me per te mos permendur ketu drejtimin e Parlamentit si nje klase fillore apo replikat inatcore pas cdo diskutimi kritik me te. Ndoshta Kryetaren aktuale te Kuvendit e pengon per te mbajtur nje qendrim me te ekuilibruar posti tjeter qe ajo mban ne parti ai i nenkryetares se partise nje post tejet politik. Partia Demokratike duhet ta ndihmoje ate duke e liruar nga njera nga keto detyra qe nuk jane te pajtueshme me njera-tjetren per sa i takon misionit qe secila nenkupton.
Ne raport perdoret fjala keqperdorim i pozicionit te Kryetares. Lind pyetja eshte znj. Topalli qe ka keqperdorur pozicionin apo eshte perqasja politike e mazhorances qe ka keqperdorur znj. Topalli Eumlshte nje legjende metropolitane e njohur ajo sipas se ciles znj. Topalli eshte perfaqesuese e krahut me agresiv brenda PD edhe pse nuk kuptohet edhe aq mire se cfare do te thote kjo ne terma konkrete. Ndoshta pikerisht kete qe po diskutojme keqperdorimin e nje posti qe duhet te jete mbi palet. Ka dhe nje mendim tjeter sipas te cilit znj. Topalli eshte duke u perdorur ne menyre qe ne nje moment tjeter te sakrifikohet ne altarin e nje kompromisi midis paleve apo ne momentin qe nuk i duhet me mazhorances. Historiku i partive tona gjate ketyre viteve e hedh poshte kete supozim ata qe e kane lene veten te perdoren zakonisht nuk jane hedhur tutje por perkundrazi kane vazhduar te perdoren. Do te thosha se pergjigjja e pyetjes se mesiperme eshte nje kombinim i te dyja hipotezave. Menyra e zellshme dhe agresive e te berit politike te znj. Topalli eshte perdorur nga mazhoranca por edhe Kryetarja gjithashtu e ka perdorur jo pak poziten institucionale per te forcuar pozitat e veta brenda partise dhe per te siguruar copa te tera pushteti me emerime nepotike dhe krahinore.
Kritika e forte e raportit te KE ndaj menyres se drejtimit te Parlamentit ofron nje moment te rendesishem per te reflektuar per ata persona brenda PD-se te cilet nuk kane zgjedhur per te bere politike me menyren e saj agresive apo nuk jane dakord qe mazhoranca te behet objekt i ketyre kritikave te evitueshme. Mazhoranca nuk ka pse te mbaje kosto politike sepse Kryetarja e Kuvendit ka vendosur te keqperdore pozicionin institucional per perfitime nepotike dhe per te forcuar poziten e saj brenda partise. Ka dhe nje aktor tjeter politik qe duhet ta shfrytezoje kete moment qe eshte kreu i LSI-se. Z. Meta nuk duhet ta kete harruar akoma kacavjerrjen e tij per te kapercyer mbi tavolinat e qeveritareve ne perpjekje per te arritur te mikrofoni i kesaj zonje e cila ne legjislaturen e kaluar e trajtonte dhe ate ne te njejten menyre me te cilen tani trajton opoziten apo dhe kundershtaret e saj . E pra tani ka rastin ti tregoje opinionit publik se partia e tij eshte vertet nje levizje per integrim nje nga pengesat e te cilit sipas KE eshte keqperdorimi i pozicionit nga Kryetarja e Kuvendit.