Interpelanca Nishani Uniforma e policise kemi respektuar ligjin

Ministri Gradat flamuri stemat jane ne perputhje me rregullat
Bizhga Uniforma imitim i asaj te policise italiane
Ministri i Brendshem Bujar Nishani u eshte pergjigjur ne Kuvend akuzave per imitim te uniformes se policise shqiptare nga ajo italiane. Ne nje interpelance te kerkuar nga deputeti socialist Gazmir Bizhga ministri Nishani shpjegoi se uniforma e policise shqiptare eshte teresisht ne perputhje me rregullat dhe ligjet tona. Te gjitha procedurat dhe tenderi eshte zbatuar me korrektesi dhe brenda afateve - ka shpjeguar ministri i Brendshem Bujar Nishani por deputeti socialist Gazmir Bizhga u shpreh se uniforma e policise shqiptare eshte nje imitim i asaj italiane. Ai ngriti dyshime edhe per procedurat e tenderit apo koston financiare te ketij sherbimi.
Interpelanca
Ministri Nishani shpjegoi dje proceduat e ndjekur per uniformen e re te Policise se Shtetit duke saktesuar se simbolet e saj ngjyra dhe shenjat jane miratuar nga nje grup ekspertesh te vete drejtorive te Policise dhe te Akademise se Rendit. Por per deputetin Bizhga uniforma e policise shqiptare eshte nje imitim i asaj italiane. Prej dy vjetesh policia pa uniforma e zbathur per te ndjekur krimin. Cilat ishin arsyet qe Policine e Shtetit nga nje polici me uniforme te veten po e vishni me uniforme te re me elemente italiane Kjo gje pranohet edhe me mburrje nga drejtues te larte te Policise se Shtetit - tha ai. Por Nishani theksoi Per here te pare ne historine e Policise se Shtetit ne vitin 2008 policia nisi punen per stilizimin dhe percaktimin e modeleve te uniformes se saj. Ishte nje adaptim i uniformes aktuale te shtetit edhe ne ngjyre dhe nuk kishte te bente me ngjashmerite e uniformes se policise italiane. Gradat flamuri stemat jane ne perputhje me rregullat. Ministri u shpreh se te gjitha procedurat dhe tenderat e ndjekur jane brenda afateve. Uniformat aktuale jane shperndare ne vitin 2006. Nje kohe shume e gjate per nje uniforme. Ne vitin 2009 ka pasur procedura per uniforma te reja te cilat kane deshtuar per shkak te parregullsive - tha Nishani. Aktualisht - shtoi ai - po vijon zbatimi i kontrates me kompanine fituese qe duhet te realizohet ne nje afat 4-vjecar duke mos renduar buxhetin e shtetit. Deri tani zbatimi i kontrates po ecen ne drejtimin e duhur pasi ka ardhur lenda e pare eshte autorizuar perdorimi i saj dhe po vazhdon prodhimi i produktit te gatshem. Ne perputhje me parashikimin e kontrates firma zbatuese do te beje dorezimin e produktit ne fund te ketij viti dhe ne fillim te vitit 2012 cdo punonjes i policise do te kete te veshur uniformen e re te Policise se Shtetit - deklaroi kreu i Ministrise se Brendshme. Ai sqaroi gjithashtu se ne prokurimin e ketij sherbimi Policia e Shtetit perdori tenderin e hapur nderkombetar ne perputhje me kerkesat ligjore per kete lloj tenderi eshte realizuar publikimi ne pershtatje te prokurimit elektronik te prokurimeve shqiptare si dhe eshte bere publikimi i njoftimit per kete tender ne gazeten londineze Financial Times. Publikimi ne kete gazete eshte realizuar dhe shkruar ne daten 19 prill 2011 dhe ka qendruar ne faqen e saj per tre jave. Por ligjvenesi socialist theksoi me tej se vec problemeve me koston dhe tenderet duhet sqaruar dhe ndryshimi i modelit te uniformave gje qe duhet te ishte bere me vendim qeverie. Ai ka kerkuar sqarime edhe per procedurat financiare dhe vleren monetare qe eshte perdorur per uniformat e shtetit. Ministri tha se oferta e zgjedhur ishte me e mira. Subjekti fitues ka bere oferte nje vlere 54 milion leke te reja me te ulet se subjekti i renditur i dyti dhe 86 milion leke te reja me te ulet nga fondi i limitit apo me nje kursim me 4 nga fondi i limitit. Per kete procedure prokurimi nuk ka pasur asnje ankese administrative prane autoritetit kontraktor apo prane agjencise se prokurimit publik apo prane komisionit te prokurimit publik apo prane avokatit te prokurimeve nga asnje subjekt apo institucion tjeter - ka informuar dje ministri i Brendshem
Olldashi Ndryshimet ne ligj me shume pavaresi per aviacionin civil
Aviacioni civil tashme do te kete me shume pavaresi se me pare. Keshtu shpjegon ministri i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ndryshimet ne ligjin Per Autoritetin e Aviacionit Civil. Sipas tij me ndryshimet e propozuara ne konsulence dhe me Bashkimin Evropian Autoriteti i Aviacionit Civil AAC merr nje pavaresi thuajse te plote.
Olldashi vleresoi me tej arritjet ne keto vitet e fundit ne kete sektor. Kemi krijuar me konsulencen e BE nje AAC thuajse te pavarur varet nga ministri vetem per miratim te buxhetit dhe me ndryshimet qe bejme sot i japim ketij institucioni varesi thuajse te plote. Autoriteti ka pavaresi te plote per miratimin e rregulloreve teknike dhe kjo ka qene nje nga kerkesat e BE dhe per sa i perket percaktimit te buxheteve te brendshme qe disa specialiste ti paguaj sipas kerkesave te tregut - tha ai. Ministri vleresoi se cilesia e mire e aviacionit e ka kaluar ate ne vend te pare ku me heret qendronte levizja me traget. Olldashi shtoi se po ashtu dhe siguria eshte shume e mire. Por deputeti socialit Eduart Shalsi ngriti si shqetesim largimet nga puna ndersa kerkoi sqarime per kontrollet e ushtruar nga strukturat nderkombetare.
Agjencia Evropiane e Sigurise Ajrore si dhe IKAO Organizata Nderkombetare e Aviacionit Civil kane kryer dy inspektime. Cilat jane shqetesimet e ketyre dy organizatave ku ne aderojme prej kohesh - ta ai. Ministri sqaroi se inspektimet jane ne periudha te ndryshme. Misioni i IKAO-s ka nxjerre raportin e fundit ne dhjetor 2009 dhe ka nxjerre qe AAC eshte 59 per qind ne perputhje me kerkesat e organizates. Me pas ne qershor te ketij viti kemi pasur nje kontroll nga ANTA e cila ka kerkuar nje pavaresi me te madhe te AAC eshte ajo qe po bejme sot vecanerisht ne trajtimin e specialisteve te profilizuar behet fjale per certifikimet. Por ceshtja eshte se nuk kemi shkolle aviacioni. Zgjidhja qe kemi gjetur dhe qe dje e kemi raportuar ne Bruksel ka qene se do ti krijojme mundesine AAC qe vetem per keto funksione specifike qe nuk gjen ne tregun tone te punes ti japim mundesine qe nepermjet pagesave ekstra te beje punesimin e specialisteve te huaj me kohe te plote prane autoritetit. Pra duhet te punesojme pilote te huaj.
Shqetesimi tjeter i ngritur eshte per nje specialist qe pasi eshte larguar eshte rikthyer serish ne pune pa asnje kosto - tha ai. Pas diskutimeve mazhoranca dhe opozita me 105 vota pro miratuan ndryshimet ne ligj ndersa abstenoi deputeti socialist Andis Harasani.
Seanca plenare opozita voton pro ligjeve
Me 102 votat e mazhorances dhe te opozites eshte miratuar dje projektligji Per ratifikimin e dokumentit te amendimit numer nje te marreveshjes se ndihmes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes Per qeverisje te drejte dhe demokratike investimin ne njerez dhe rritjen ekonomike ndersa opozita dha votat dhe per projektligjin Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10.233 date 11.2.2010 Per Autoritetin e Aviacionit Civil. Konsensusi mes paleve eshte gjetur me tej dhe per ndryshimet ne perberjen e komisioneve. Sipas propozimeve te socialisteve deputeti Ditmir Bushati u emerua kryetar i Komisionit te Integrimit deputeti Marko Bello anetar ne po kete komision dhe deputetja Paulina Hoxha ne Komisionin Parlamentar te Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik. Ne hapje te seances Kryetarja e Kuvendit njoftoi deputetet per miratimin me konsensus nga Konferenca e Kryetareve te kalendarit per projektbuxhetit te vitit 2012 ne komisionet parlamentare dhe ne seance plenare. Topalli njoftoi gjithashtu se ne Kuvend jane depozituar per shqyrtim projektligji Per numrin e identitetit te shtetasve Per gjendjen civiledhe projektligji Per nje shtese ne ligjin nr. 9981 Per miratimin e niveleve te tarifes doganore te ndryshuar.