E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Zgjidhja e ngërçit shumë shpejt

“Si President, unë vazhdoj të jap apele, dhe besoj që jemi shumë afër një momenti komunikimi dhe fillimit të zgjidhjes së problemeve që janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe për çdo qytetar shqiptar. Edhe njëherë i inkurajoj që me predispozicionin e duhur, të fillojnë dialogun, të fillojnë komunikimin, pastaj vendimmarrja kuptohet, është sipas të gjitha rregullave që ka demokracia”, theksoi kreu i Shtetit.

Ai shtoi se nëse politika mbetet peng i konflikteve të së shkuarës, nuk ka shans që të ndërtojë të ardhmen. “Klasa politike duhet ta rifitojë koshiencën, të krijojë bazën e bashkëpunimit, dhe pastaj, rregullat e demokracisë janë të njohura. Asgjë nuk ndryshon nga rregullat e demokracisë perëndimore, ku ne dëshirojmë të shkojmë. Pra, modeli është. Të shpikësh modele që nuk janë modele të Evropës Perëndimore do të thotë që të mos kesh koshiencën për të shkuar në Evropë. Gjërat janë më të thjeshta se ç’duken, pra, në moment është predispozicioni për të filluar komunikimin, dialogu, pastaj komunikimi mbi bazën edhe të terminologjisë teknike, dhe vendosja e gjërave. Unë besoj që jemi afër një mundësie zgjidhjeje të krizës, që ekziston, në krizën e besimit, që ekziston në marrëdhënien midis partive”, vijoi ai.

Presidenti thotë më tej se “ardhja e misionarëve të rëndësishëm nga Evropa dhe natyrisht mundësia që kam unë për të komunikuar me to, duket që ka një lloj shprese që gjërat të fillojnë të funksionojnë. Konkretisht, të fillojnë të punojnë së bashku në Parlament, së pari, për të zgjedhur disa institucione, të cilat deri më sot nuk janë funksionale”.

“Unë e quaj të pakuptimtë që të mos zgjidhen disa institucione, sikurse është Institucioni i Avokatit të Popullit, sepse në këtë betejë politike do ta quaja, partitë politike dinë t’i ruajnë interesat e tyre, por Avokati i Popullit ka një simbolikë shumë të veçantë, pra bëhet avokat i interesave të çdo njeriu, të çdo qytetari. Dhe pastaj zgjedhja besoj, edhe e Gjykatës Administrative që është shumë e rëndësishme, që shkon përtej interesit të partive politike, në interes të biznesit, të qytetarëve, edhe mjaft çështje të tjera, që sigurisht që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, ku një pjesë e ligjeve është me 3/5-at. Pra, unë nuk mund të futem në çështje specifike, por jap apelin tim që partitë politike duhet t’i lënë llafet, por duhet t’i futen një bashkëpunimi”, përfundoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-11 13:38
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›