Topalli takohet me të rinjtë nga BE
Të rinjtë nga e gjithë Europa nga sallat e Parlamentit Europian kanë mbërritur në sallat e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë një pritje për të rinjtë që përfaqësojnë vendet të ndryshme të BE-së, Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli tha se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pakthyueshme dhe se vendi ynë po punon përditë dhe intensivisht për të ecur në këtë drejtim.
Federalistët e rinj evropianë, të cilët ashtu siç mblidhen në sallat e Parlamentit Europian, u mblodhën në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë plenare në kuadrin e aktivitetit të Bashkimit Evropian organizuar nga JEF Albania, fondacioni CIVITA-s në bashkëpunim me zyrën e Delegacionit Evropian në Tiranë.