E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi me Tillman Shoqeria civile rol kryesor ne demokracine ne vend

Presidenti i Republikes Bamir Topi zhvilloi dje nje takim me Keshilltarin e larte te Sekretares amerikane te Shtetit per Shoqerine Civile dhe Demokracite e Reja Tomikah Tillman ku vleresoi rolin e shoqerise civile ne vend e cila sipas kreut te shtetit ka ndikuar drejtpersedrejti ne rritjen e vlerave demokratike ne vend. Ne keto njezet vite demokracie shoqeria civile shqiptare ka deshmuar vlera dhe ka pasur nje kontribut te pamohueshem ne bashkerendimin e qendrimeve per shfaqjen dhe mbrojtjen e kendveshtrimeve te saj per ceshtje te nje interesi te vecante e rendesishem publik ne situata nga me te ndryshmet. Ndaj eshte detyre e institucioneve shteterore qendrore dhe lokale per te degjuar me shume zerin e tyre dhe per te ndervepruar me qellim rritjen e standardeve dhe vlerave te demokracise ne shoqerine shqiptare dhe institucionet e saj - theksoi Presidenti Topi. Ndersa Keshilltari i larte i Sekretares amerikane te Shtetit per Ceshtjet e Shoqerise Civile dhe Demokracite e Reja Tomikah Tillman shprehu gatishmerine per promovimin e perkrahjen e vazhdueshme te shoqerise civile ne misionin e tyre ndergjegjesues. Po ashtu Keshilltar i larte i Sekretares se Shtetit Hillari Klinton per shoqerine civile dhe demokracite e reja u prit dje edhe nga kryeministri i vendit Sali Berisha ku pjese e takimit edhe ambasadori i SHBA-ve ne Shqiperi Aleksander Arvizu. Kryeministri Berisha e falenderoi Tillman per mbeshtetjen dhe ndihmen qe SHBA i ka dhene Shqiperise ne procesin e demokratizimit dhe modernizimit te vendit. Nga ana e tij Tillman vleresoi konferencen per shoqerine civile te organizuar ne bashkepunim me Ministrine e Jashtme dhe shoqerine civile si nje tregues i qarte i asaj qe mund te arrihet nga bashkepunimi midis qeverise dhe shoqerise civile. Ne kete kontekst Kryeministri Berisha e cmoi si te nje rendesie themelore rolin dhe kontributin qe shoqeria civile ka luajtur dhe luan ne demokratizimin dhe hapjen e shoqerise shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›