E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Pollo dhe Luigi Brusa Shprehen se kufizimi i imunitetit te gjyqtareve dhe deputeteve eshte me rendesi

Heqja e imunitetit te gjyqtareve dhe deputeteve me qellim qe ata te hetohen lehtesisht kur akuzohen per korrupsion ka qene teme diskutimi ne takimin e gjashte te Grupit Drejtues te Projektit kunder korrupsionit ne Shqiperi. Te pranishem ne kete takim ishin ministri per Inovacionin dhe TIK Genc Pollo dhe zv/ambasadori i BE-se ne Tirane Luigi Brusa.

Ministri Pollo dhe diplomati europian ndane te njejtin qendrim per kufizimin e imunitetit te gjyqtareve e deputeteve. zv.ambasadori i BE-se Luigi Brusa u shpreh se kufizimi i imunitetit te gjyqtareve dhe deputeteve eshte me rendesi pasi deri tani ka qene i pamjaftueshem zbatimi i masave antikorrupsion.

Korrupsioni mbetet problem ne shume fusha. Pengesa sjell moskufizimi i imunitetit te gjyqtareve dhe deputeteve. Ne perserisim se kufizimi apo heqja e imunitetit per gjykatesit dhe deputetet eshte i nevojshem. Ne progres raportin e ketij viti thuhet se nuk eshte bere perparim per te luftuar korrupsionin ne gjyqesor nje prej faktoreve kryesore qe pengon hetimin. Ne besojme se mesazhi eshte i qarte. Tani eshte ne doren e autoriteteve shqiptare per te ndermarre masat e nevojshme per te zgjidhur ceshtjen e imunitetit sipas standarteve europiane dhe per te hetuar sic duhet aktet korruptive sic kerkohet ne progres raportin e KE-se. Besueshmeria angazhimi dhe nje nivel i duhur perputhshmerie jane te nevojshme per perspektiven europiane tha Brusa.

Ndersa ministri Pollo deklaroi se qeveria eshte e gatshme ta zgjidhe perfundimisht ceshtjen e imunitetit gjithmone nese opozita nuk vendos masa plus.

Nga ana ime gjej rastin te theksoj angazhimin e qeverise se jemi te gatshem per te gjetur nje zgjidhje optimale dhe sidomos perfundimtare per ceshtjen e imunitetin. Perfshi ketu edhe ndryshimet kushtetuese nese opozita nuk e lidh mbeshtetjen per to me kushtezime te tjera ekstra tha Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›