E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, sherr në këshillin e qarkut, plagoset këshilltari

FIER - Vijon ende konflikti për kreun e Këshillit të qarkut të Fierit, ndërsa sot sherri ka përfunduar me dy të lënduar, mes tyre këshilltari i majtë Flamur Buzi.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në godinën e qarkut, kur këshilltari Buzi ishte paraqitur për të marrë disa dokumente.

Ai është konfliktuar me fjalë me disa mbështetës të Artur Shehut, i shpallur nga koalicioni ‘Aleanca për Qytaterin” si kryetar i Këshillit.

Sherri ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta si pasojë e të cilave ka mbetur i lënduar këshilltari i majte Flamur Buzi dhe një qytetar që ndërhyri për të shuar sherrin Alket Sula.

Ndërsa policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen, fillesa e së cilës vazhdon të mbetet çështja e kreut të qarkut, ende e pazgjidhur nga proceset gjyqësore në Vlorë dhe Fier.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›