E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Ndryshimi i kufijve krijon një shtet të vetëm shqiptar

Prishtinë- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një deklarate nga foltorja e kuvendit deklaroi se ndryshimi i kufijve do të bashkojë Kosovën me Shqipërinë.

Ai u ka bërë thirrje dhe ndërkombëtarëve duke thënë se shqiptarët më së miri mund të jetojnë së bashku në një shtet të vetëm.

Prandaj edhe pretendimet aty-këtu për ndonjë autonomi nuk janë të vërteta dhe nuk do të ndodhin. Edhe sa i përket pretendimit për ndryshime kufijsh kam bërë të qartë gjithë miqve ndërkombëtarë mesazhin e institucioneve se me pretendime të tilla shqiptarët më së miri dhe më së lehti do të mund të jetojnë në një shtet të vetëm, deklaroi Thaçi.

Më tej ai është shprehur se Kosova nuk do të bjerë asnjëherë dakort me Serbinë për veriun e vendit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Përfaqësimi i Kosovës në Rajon, Thaçi: Si shtet i pavarur Kosovë- Kosova do të prezantohet në përfaqësimet rajonale si shtet...
  2. Emigrantët shqiptar, AK: Jo vetëm të anashkaluar, por të braktisur totalisht Tiranë- Mbrojtja e të drejtave të emigrantëve shqiptar jo vetëm...
  3. Kosovë-Shqipëri, Berisha: Interesi, ruajtja e kufijve ekzistues Tiranë- Interesi i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Kështu...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›