E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mirënjohje Turqisë për ndihmën që i ka dhënë ushtrisë shqiptare

TIRANE - Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me një delegacion ushtarak të forcave të armatosura turke, të kryesuar nga gjeneral Major Fahri Kir.
Berisha i falënderoi ushtarakët turq për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar që vendi i tyre i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht në atë ushtarake.

Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën që Forcat e Armatosura të Turqisë i kanë dhënë Forcave të Armatosura Shqiptare si në përgatitjen, reformimin dhe shndërrimin e tyre në një ushtri të vogël, por profesioniste të standardeve moderne, ashtu edhe në mbështetjen e çmuar që Turqia i dha Shqipërisë për anëtarësimin në NATO.

Në takim u rikonformua vullneti i palëkundur i të dy vendeve për të vijuar këtë bashkëpunim të suksesshëm edhe në të ardhmen, në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve e vendeve si edhe paqes e miqësisë në rajon e me gjerë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›