ACR dhe minatorët arrijnë marrëveshjen
Është arritur marrëveshja mes minatorëve të Bulqizës dhe kompanisë koncesionare ACR. Pas rreth 3 muaj protestash dhe grevë urie mësohet se është arritur kjo marrëveshje.
Kompania austriake ka pranuar më në fund kushtet e minatorëve të Bulqizës, pas dështimit të thirrjes për rifillimin e punës dy ditë më parë. Minatorët e Bulqizës kanë refuzuar më datë 27 shtatorë thirrjen e kompanisë ACR për të ndërprerë grevën e urisë ndërsa kanë theksuar se do të përshkallëzojnë më tej protestat nëse kushtet e tyre nuk do të plotësoheshin.
Kreu i sindikatës Kol Nikollaj deklaroi se zgjidhja e vetme për situatën në Bulqizë do të jetë vetëm plotësimi i të gjitha kërkesave të minatorëve.