E Diel, 1 Nëntor 2026

MB: Deri më tani kanë aplikuar për karta identiteti 301 776 shtetas dhe janë prodhuar 200 094 lertërnjoftime elektronike

Deri ditën e djeshme kanë aplikuar 301 776 shtetas, ndërkohë që janë prodhuar 200 094 letënjoftime elektronike, deklaroi sot ministria e Brendëshme, përmes një njoftimi për shtyp. Burimet zyrtare pranë zyrës së shtypit të kësaj ministrie deklarojnë se, proçesi i paisjes së shtetasve shqiptarë vazhdon normalisht dhe numri i aplikuesve sipas tyre shkon deri në 13 mijë të tillë në ditë, ndërkohë që edhe kapaciteti i prodhimit të letërnjotimeve elektronike shkon deri në 16 mijë të tilla në ditë. Duke u kërkuar edhe një herë të gjithë shtetasve, veçanërisht atyre që nuk kanë pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit,  të shkojnë të aplikojnë, ministria e Brendëshme i bën të ditur të gjithë atyre që kanë aplikuar në Tiranë, deri në datën 8 mars, të tërheqin letërnjoftimet e tyre, pranë zyrave ku kanë aplikuar.

Në Durrës mbi 25 mijë aplikime

Në qarkun e Durrësit janë kryer mbi 25 mijë aplikime për letërnjoftimet e reja elektronike, ndërsa qindra qytetarë të tjerë vazhdojnë të pajisen në filialet e Postës Shqiptare me kuponat për fillimin e proçedurës së aplikimeve. Sekretari i përgjithshëm i Prefekturës së qarkut, Dilaver Tepelena, tha se "vetëm gjatë javës së fundit janë kryer 5281 aplikime, duke e çuar numrin e përgjithshëm të aplikimeve në njësitë vendore të qarkut në 25.101". Sipas tij, në pesë rajonet e bashkisë së Durrësit brenda kësaj jave kanë kryer aplikimet për letërnjoftime 3772 qytetarë, ndërkohë që mbi 1600 qytetarë të tjerë, banorë të pesë bashkive dhe katër komunave të tjera të qarkut kanë aplikuar po gjatë kësaj jave. Në të gjitha qendrat e ngritura nga kompania SAGEM pranë Zyrave të Gjendjes civile puna ka vazhduar edhe ditën e shtunë .Nga filiali rajonal i Postës Shqiptare bënë të ditur se shitja e kuponave vazhdon normalisht në 10 bashki dhe komuna, ndërsa këto ditë do të fillojnë aplikimet edhe në komunat e tjera. Në qarkun e Durrësit procesi i aplikimit të qytetarëve për pajisjen me letërnjoftimet elektronike, një proces i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të këtij viti, por edhe lëvizjen e lirë të tyre në vendet e BE-së, ka nisur në 6 shkurt të këtij viti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›