E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpol: Shqipëria nuk është më vend tranzit i drogës

TIRANE- Interpol vlerëson përpjekjet e suksesshme të Policisë shqiptare në goditjen e trafikut të drogës. Ky vlerësim është shprehur në "Raportin e Vlerësimit të Rrezikut të Kriminalitetit në Europën Juglindore” (SEETAC).

"Rastet e sekuestrimit të heroinës, e cila tranzitohej nga Shqipëria drejt Italisë fqinje, kanë rënë, ashtu siç vihet re një rënie e vazhdueshme e numrit të sekuestrimeve gjatë viteve të fundit, si rezultat i goditjes së suksesshme të trafikimit që përdorte mjete lundruese nga Shqipëria në Itali. Goditja e një transporti të tillë nga ana shqiptare dhe italiane ka çuar në mënjanim në rritje të Shqipërisë si tranzit për dërgesa të mëdha heroine", thuhet në raportin e Interpol.

Në këtë raport theksohet gjithashtu se Autoritetet shqiptare kanë rritur ndjeshëm nivelin e sekuestrimit të kanabisit. Po ashtu theksohet se shifrat e sekuestrimeve në Itali, ashtu si edhe për heroinën, kanë rënë ndjeshëm që nga viti 2003. 

Vlerësime të ngjashme në këtë raport janë bërë dhe për sa i përket goditjes së rasteve të kontrabandimit të njerëzve dhe për sa i përket falsifikimit të dokumenteve, ku theksohet se ashtu sikundër rastet e kontrabandimit të njerëzve, edhe rastet e falsifikimit të dokumenteve, kanë rënë vazhdimisht. 

Raporti i Vlerësimit të Rrezikut të Kriminalitetit në Europën Juglindore” (SEETAC), i është bërë me dije Policisë së Shtetit nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpol, Ronald K. Noble, i cili përmes një shkrese zyrtare drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›