E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza për Mjedisin, Rama: Duhet moratorium ndaj disa veprimtarive

TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi sot në tryezën e PS mbi programin për Mjedisin se në Shqipëri ndodhin barbari mbi lumenjtë, detet, pyjet, florën dhe faunën shqiptare.
Në tryezë ku janë mbledhur ekspertë për cështjet mjedisore dhe përfaqësues nga shoqëria civile, Rama theksoi se mbi cështjen e mjedisit nuk mund të pritet gjatë, dhe se ndërhyrja duhet të jetë emergjente me masa të rrepta.

“Cështja e mjedisit është nga ato cështje që mos qoftë kryecështja që ka mbërritur në pikën ku rrezikon të jetë pa kthim për kushedi sa dekada me radhë e gjenerata me radhë. Dhe ose duhet bërë një sforco e madhe kombëtare për të ndalur këtë rrënim të mëtejshëm, ose pasojat e këtij rrënimi janë pa asnjë dyshim të pallogaritshme për shoqërinë e së nesërmes”. 

Sipas Ramës importi i plehrave nuk mund të tolerohet më, kur aktualisht Shqipëria nuk ka zgjidhur cështjen e plehrave të veta.
“Për një nga parimet themelore të mbrojtjes së mjedisit ne do vemë theksin maksimal. Masa parandaluese për cënimin e mjedisit do të dominojmë politikat e zhvillimit mjedisor. Shqipëria nuk mund të presë plehrat nga jashtë. Si mund të na shkojë mendja tek importi i plehrave ndërkohë që Shqipëria është e mbytur nga plehrat nga brenda. Kur 70 për qind e plehrave nuk arrijnë të shkojnë në pikat e grumbullimit, por shpërndahen në pika të tjera që kthehen në rriks për njeriun”.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›