E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rilancim te rritjes dhe investimeve

Monti, Merkel, Hollande dhe Rajoy janë takuar në Romë për të diskutuar paraprakisht për samitin e 28 dhe 29 qershorit të liderëve të BE. Të katër liderët kanë rënë dakord për një nga objektivat kryesor për të rilancuar rritjen dhe investimet për krijimin e më shumë vendeve të punës në Europë.

Në konferencën për shtyp të kryeministrit spanjoll Rajoy, presidentit francez Hollande, kancelares gjermane Merkel dhe kryeministrit Italian Monti, ky i fundit është shprehur se ajo cka është bërë deri tani për të luftuar krizën nuk është ende e mjaftueshme.
Një paketë për rritjen prej 120-130 miliardë eurosh, apo 1% e PBB europian. Është ky propozimi konkret për këtë objektiv primar të BE. Këto fonde do të përdoren sa më parë ka thënë presidenti francez Hollande. Për sa i përket eurobondit presidenti francez ka shtuar se bëhet fjalë për një instrument të nevojshëm me të cilin duhet te vijojmë të punojmë. Eurobondet duhe ttë jenë në perspektivë por jo për një 10 vjecar ka thënë Hollande.
Duam të bëjmë gjithcka të mundshme për monedhën tonë. Duam të luftojmë për euron ka thënë Merkel. Ndërsa kreu i qeverisë italiane u është drejtuar drejtpërdrejt tregjeve dhe pritjeve të tyre se euro është mes nesh. Është një project i madh që ka pasur sukses dhe është e pakthyeshme. Duhet tu lëmë të kuptojnë europianëve se projekti i euros është i pakthyeshëm. Më tej Merkel ka shtuar se bashkimi politik europian duhet të jetë më i fortë. Këto katër vende janë të angazhuara për një bashkim më të fortë kemi nevojë për më shumë europë ka deklaruar kancelarja..
Të katër liderët kanë rënë dakord mbi objektivin e një unioni që të jetë njëkohësisht politik, bankar, fiskal dhe ekonomik. Takimi i të katër liderëve është bërë në kuadër të samitit të Brukselit për të përgatitur në mënyrë më të thellë temat kryesore me të cilat do të përballen krerët e qeverive të 27 vendeve anëtare të BE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›