Ronaldo synon triumf të dyfishtë

Cristiano Ronaldo beson se mund të frymëzojë Real Madridin dhe Portugalinë drejt suksesit, pas një sezoni të mundimshëm nga lëndimet dhe suspendimi.
Ronaldo qëndroi tre muaj jashtë fushës për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës, ndërsa u kthye nga suspendimi prej dy ndeshjeve dhe është i përqendruar t’i ndihmojë Realit të mposhtë rivalin e përhershëm Barcelonën në garë për titull në La Liga.
“Kam dashur të paraqitem në më shumë ndeshje për Real Madridin, por kam qenë i lënduar, e më pas i suspenduar. Tani ndihem më mirë dhe jam i sigurt se do të kthehem në formën më të mirë për pjesën e mbetur të sezonit”, tha Ronaldo për të përditshmen portugeze A Bola.
Portugalia gjendet në një grup të vështirë në Kampionatin botëror kundër favoritit Brazilit dhe Bregut të Fildishtë të rrezikshëm. Ronaldo ka shprehur rëndësinë e fillimit të mbarë në Afrikën e Jugut. “Dëshira ime është të mbërrij në Afrikën e Jugut në formë të mirë dhe të kem një Kampionat botëror të mirë. Shpresoj që Portugalia të tregojë vlerën e saj, duke kaluar në fazën përfundimtare të garës. Për momentin favorit për Kampionatin botëror janë: Brazili, Spanja dhe Anglia”, përfundoi ai.