Interpoli: Sulmet terroriste gjatë Lojërave, të mundshme
Kreu i Interpolit deklaroi të premten se "ekziston një mundësi reale" që Olimpiada e Pekinit të vihet nën shënjestrën e terroristëve apo që grupimet anti-Kinë të sulmojnë atletët pjesëmarrës. Kina, drejtuesit koministë të së cilës vlerësojnë stabilitetin mbi gjithçka tjetër, kanë përdorur "dorën e hekurt" ndaj gjithkujt që mendohej se mund të shqetësonte Lojërat Olimpike 2008: duke filluar nga njerëzit që protestonin kundër prishjes së shtëpive në hapësirat ku u ndërtuan stadiumet e deri te minoritetet etnike, të cilat shfrytëzuan vëmendjen e mediave për të bërë publike në të gjithë botën problemet e tyre. "Tentativat për të kryer akte terroriste janë një mundësi reale dhe kanë qenë shqetësime për të gjitha vendet që kanë organizuar Lojërat edhe në vitet e kaluara", pohoi sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Ronald Nobël, në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Bashkëpunimit që po mbahet në Pekin. "Protestat e ndodhura së fundmi, që lidhen me çështjen e Tibetit, e kanë komplikuar edhe më shumë situatën dhe atë që etiketohet si siguri normale për një eveniment madhor si Olimpiada".
Udhëtimi ndërkombëtar i flakës është vënë nën shënjestër nga protestues pro-Tibetit dhe anti-Kinës, menjëherë pasi qeveria kineze deklaroi se gjatë përplasjeve të muajit të kaluar në Tibet 20 persona humbën jetën. "Duke marrë në konsideratë të gjitha ngjarjet e fundit, vendet të cilat do të përfaqësohen me atletë, apo do të kenë shtetas që do të ndjekin nga afër Olimpiadën e Pekinit duhet të jenë të përgatitur rreth mundësisë që personat apo grupimet, të cilët janë përgjegjës për trazirat gjatë udhëtimit nëpër botë të flakës mund të organizojnë protesta dhe gjatë Lojërave", tha Nobël. "Këta aktivistë mund të bllokojnë rrugët kryesore të transportit ose të infrastrukturës, duke ndikuar në mbarëvajtjen e aktivitetit. Nuk përjashtohet mundësia që ata të ndërmarrin veprime të dhunshme, duke sulmuar zyrtarët e Olimpiadës e atletët, ose të shkatërrojnë pronën. Por ka edhe më keq, ne duhet të jemi të përgatitur rreth eventualitetit që ‘Al Kaeda‘, ose grupime të tjera terroriste do të tentojnë të kryejnë sulme terroriste gjatë kësaj Olimpiade".
Kina ka akuzuar militantët uigurë, banorë të krahinës së Xinjiangut që banohet kryesisht nga popullsi myslimane, se po bashkëpunojnë me "Al Kaedan" për të arritur objektivin e tyre: shpalljen e pavarësisë në Turkmenistanin Lindor. Në fillim të muajit prill, autoritetet kineze kishin bërë të ditur arrestimin e 45 "terroristëve" nga Turkmenistani Lindor, të cilët dyshoheshin se po transportonin bomba vetëvrasëse dhe se do të rrëmbenin atletët pjesëmarrës në Lojëra. "Kërcënimi (terrorist) ekziston nga natyra e Lojërave Olimpike 2008, vazhdoi Nobël. Kina do të hapë dyert e saj për mijëra vizitorë të huaj dhe gazetarë dhe miliarda njerëz do të ndjekin këtë eveniment në televizor".