Interpoli arreston në Itali të kërkuarin për vrasje
Është arrestuar nga policia italiane në Firence Gëzim Ndreu, i akuzuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e një 15 vjecari për motive të dobëta. Arrestimi është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.
FIRENCE-Si rezultat i bashkëpunimit të Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Gëzim Bafatjar Nderu me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. 42 vjecari nga Vlora ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 759, datë 15. 09. 2009, ndaj tij ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Gëzim Ndreu ka vrarë për motive të dobëta me armë zjarri shtetasin Besian B. në vitin 1997. (m.a/ata/BalkanWeb)