E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studio zviceriane plan rregullues për qytetin muze

Qyteti i Beratit do të ketë planin e tij rregulles. Një studio zviceriane është zgjedhur pas tenderimit për hartimin e planit rregulles për 20 vitet e ardhshme të qytetit muze. Ky projekt do ti japë fund kaosit urban. 

BERAT- Qyteti i Beratit do të ketë planin e tij rregullues për vitet e ardhshme. Berati, qytet që është pjesë e UNESKO-s vitin e ardhshëm do të ketë të përcaktuar qartë edhe një plan të ri rregullues, institucionet e tij, vendet e lira për ndërtime, vijën e verdhë dhe zonën historike. Gjithcka është bërë e mundur nga studio “Lerman” e cila është ygjedhur për tenderimin e planit rregullues të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi u shpreh optimist për realiyimin e këtij projekti, I cili brenda një viti do të përcaktojë qartë planifikimin urban për 20 vitet e ardhshme. Ky projekt do ti japë fund kaosit urban të krijuar gjatë viteve të fundit në qytetin muze.
(m.a/News 24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›