E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpoli dergon dosjen ne Holande

Artan Cena

Interpoli i dergon dosjen homologeve holandeze per te akuzuarin si killer, Dritan Rexhepi. Po per te mundesuar ekstradimin e 28-vjecarit te arratisur nga qelite e policise se Durresit, dy vjet me pare, pales shqiptare i duhet te sfidoje anti-mafian italiane te Venecias, qe e ka shpallur ne kerkim per trafiqe. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thane dje, per gazeten "Koha Jone", se i jane nisur te gjitha materialet per te dyshuarin policise holandeze ne Amsterdam, qe te kryeje procedurat e metejshme. Rexhepi akuzohet per vrasjen e dy policeve ne Fushe-Kruje ne vitin 1999 dhe dyshohet per krime te tjera. Per kapjen e shume te kerkuarit ka pasur nje bashkepunim ndermjet Interpol Tiranes, Romes, Brukselit dhe Amsterdamit, ndersa lokalizimi u be gjate dy diteve me pare, ne nje internet kafe. Por, policia holandeze deklaroi se kapja ishte bere per llogari te pales italiane, ndersa pritet te nisin negociatat per vendin ku do te ekstradohet 28-vjecari per te cilin ka pasur urdher ndalimi nderkombetar.

PRANGOSJA

Ne Amsterdam te Holandes, nga autoritetet e policise eshte vene dy dite me pare ne pranga shqiptari Dritan (Gramoz) Rexhepaj, 28 vjec, lindur dhe banues ne Vlore. Sipas Policise se Shtetit, "Rexhepi eshte shpallur ne kerkim nderkombetar, pasi Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda me vendimin numer 23 te dates date 01 shkurt te vitit 2006, ka vendosur ndaj tij masen e sigurimit "arrest me burg", ne mungese, per vepren penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, e kryer ne bashkepunim" dhe "armembajtje pa leje". Rexhepaj, ne bashkepunim me persona te tjere, kane vrare me arme zjarri dy punonjes te policise te Komisariatit te Krujes, me 27 gusht te vitit 1999, Arben Keqi dhe Durim Kasimi, pas nje atentati. I kerkuari per vrasje ka mundur te arratiset nga dhomat e shoqerimit te komisariatit te policise Durres, me 26 janar 2006. Ai eshte i dyshuar edhe per kryerjen e disa krimeve te tjera te renda ne Shqiperi. Gjithashtu, akuzohet edhe nga autoritetet e drejtesise italiane per kryerjen e vepres penale te "trafikut te lendeve narkotike" dhe "vrasjes se mbetur ne tentative". Madje, se bashku me te, ne kete vrasje me pagese jane implikuar edhe dy te arrestuarit e tjere, Shefqet Zeneli dhe Kamber (Kastriot) Tafa, te ndaluar.

ARRATISJA

Arratisja e Rexhepit ka ndodhur ne katin e pare te godines se Drejtorise se Policise se Durresit, rreth ores 21:40, te dates 21 janar 2006. Po ate dite, ne oret e mbremjes, 28- vjecari, se bashku me dy te ndaluar te tjere, eshte futur ne katin e pare te godines se policise. Ai eshte marre ne pyetje ne katin e dyte dhe se ne drejtim te dhomes se izolimit ne katin e pare ka zbritur i vetem. Ne kete moment ka gjetur rastin te dale ne oborr dhe te largohet pa asnje problem duke pershendetur edhe policet e sherbimit te dera. Per arratisjen jane ndaluar nje oficer dhe dy police te komisariatit, Albert Strati, specialist, Naim Dedja, punonjes gatishmerie dhe Shpetim Farruku, po ne te njejten detyre. Mbi Rexhepin rendojne akuzat e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, e kryer ne bashkepunim" dhe "armembajtje pa leje".

Akuzat ne dosjen e Interpolit:

Vrasja e policit Durim Keqi, ne vitin 1999

Vrasja e policit Durim Kasmi, ne vitin 1999

Disa vrasje te tjera te dyshuara me pagese

Arratisja nga qelite e policise Durres, 2006

Trafik nderkombetar droge ne Itali

Vrasje e mbetur ne tentative, ne Itali

Armembajtje pa leje


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›