E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack Rames Qeveria legjitime ndal protestat

Eurodeputetja Doris Pack i kerkon kreut te PS-se ti jape fund politikes bojkotuese ndaj institucioneve te shtetit dhe ti njohe ato sic jane legjitime. Ajo kritikon situaten ne Shqiperi si shume e tensionuar ndersa i drejton gishtin Rames per kaosin qe ka krijuar ne vend. Doris Pack permes nje interviste per Deutsche Welle analizon ne detaje situaten politike ne Shqiperi.Situata eshte e trishtueshme situata tani po eskalon. Eumlshte ne rregull qe Ilir Meta dha doreheqjen. Por ne Shqiperi ka vazhdimisht te akuzuar per korrupsion vazhdimisht njera pale fajeson tjetren. Natyrisht qe opozita e shfrytezon kete sa te mundet por kjo e tera mund te rezultoje ne bumerang. Por e trishtueshme eshte qe situata politike ne Shqiperi e ben te veshtire punen. Shume ligje nuk kane mundur te miratohen ne Parlament per shkak se kerkohet nje shumice votash me e madhe sesa fraksionet qeveritare. E tere klima politike eshte helmuar. Kur lexon gazetat e perditshme pyet kur do te marre fund kjo dhe kur qytetaret e Shqiperise do ta humbasin durimin. Protestat e vazhdueshme te opozites dhe kercenimet jane teresisht kundraproduktive. Une mund te them se situata tani ne Shqiperi eshte per te ardhur keq - deklaroi znj. Pack. Sipas eurodeputetes Pack protesta e opozites eshte e pamotivuar ndersa kujton se institucionet e Shqiperise dhe qeveria e saj jane legjitime. Por ajo hedh akuza te forta mbi opoziten e kryesuara nga Edi Rama e cila ka refuzuar bashkepunimin me qeverine per reformat integruese. Qeveria punon tani nje minister u terhoq dhe ai eshte zevendesuar gje qe ndodh shpesh ne Shqiperi. Pra qeveria punon Parlamenti eshte i zgjedhur dhe po punon. Nuk ka arsye qe opozita te thote se ky parlament nuk eshte legjitim. Ka vetem sulme te vazhdueshme nga opozita por qe nuk ka shkuar asnjehere ne Gjykaten Kushtetuese gje qe ben qe opozita te mos marre pjese rregullisht ne parlament. Institucionet mund te funksionojne edhe Parlamenti funksionon por kur atij i duhet nje shumice e madhe nuk funksionon. Kjo vjen nga mosbashkepunimi me opoziten - theksoi Doris Pack. Ajo shton se loja politike eshte shume e keqe dhe se ne demokraci duhet te pranosh qe ke nje shumice apo qe je ne nje pakice. Keshtu eshte per te gjithe ne te gjitha vendet. Por - deklaron Pack - kjo nuk u pershtatet politikaneve ne Shqiperi qe nuk kane sens demokratik. Kush e ka pushtetin do ta ushtroje ate dhe te tjere deshirojne qe ai te mos e ushtroje pushtetin. Kjo eshte nje loje e tmerrshme dhe ne qofte se te dyja palet nuk i japin fund sa me shpejt kesaj do te jete shume e erret e ardhmja e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ne presim qe politikanet ne kete vend te flasin me njeri-tjetrin qe te zgjidhin me njeri-tjetrin problemet dhe jo vetem me kokefortesi deshirojne vetem te protestojne dhe me protesta duan te rrezojne qeverine nje qeveri qe eshte legjitime ne pune dhe duhet te vazhdoje punen. Protestat mund te behen kunder projektligjeve te vecanta por jo kunder nje qeverie qe eshte ne detyre per te cilen nuk mund te thuash qe e ka kete detyre ne menyre te paligjshme - perfundoi eurodeputetja Doris Pack.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›