PR Pushteti nuk merret si Marshimi mbi Romen
PR denon thirrjet e opozites per akte dhune dhe i ben thirrje asaj qe tu kthehet institucioneve per hir te integrimit evropian. Nenkryetari i PR-se Neritan Alibali denoncoi dje ate qe sipas tij koka te nxehta brenda PS-se me ne krye Edi Ramen kane paralajmeruar akte dhune dhe agresivitet. Prandaj ai i beri thirrje Policise se Shtetit qe gjate dites se sotme para gjate dhe pas mitingut te kete prioritet absolut te punes se saj mbrojtjen e jetes dhe pronave te qytetareve te Tiranes. Po ashtu te gjitha institucionet e shtetit te ngarkuara nga ligji per mbrojtjen e rendit dhe sigurise te koordinojne punen e tyre per te mos lejuar qe elementet keqberes duke perfituar nga liberalizimi i vizave te largohen nga Shqiperia menjehere pas mitingut. Cilido qe do te dhunoje ligjin duhet te marre pergjigjen e merituar nga drejtesia - tha Alibali. Ai shtoi se PR veren me keqardhje se tensioni i larte politik po ben qe te humbe logjika e ftohte dhe vetepermbajtja. PR respekton te drejten e cdo qytetari per te protestuar si dhe te cdo force politike per te organizuar protesta me mjete demokratike. Prandaj i kerkon PS te distancohet nga organizimet e akteve te dhunes dhe veprimeve joligjore te grupeve te caktuara gjate zhvillimit te mitingut. Sot ne Shqiperi pushteti nuk mund te merret nepermjet Marshimit mbi Romen por me vote te lire te qytetareve shqiptar - shtoi ai. PR eshte e bindur se klasa politike duke perfshire PS-ne ka forca dhe vullnete pozitive per ta nxjerre vendin nga qerthulli politik ne te cilin ka rene. Sipas tij bazuar edhe ne rekomandimet e vazhdueshme te perfaqesuesve te institucioneve te Bashkimit Evropian eshte koha qe te hiqet dore nga retorika e luftes qe PS tu kthehet institucioneve dhe te punojme se bashku per ti dhene vendit me 8 maj nje proces zgjedhor shembullor nje proces te pakontestueshem sipas te gjitha standardeve te BE-se.