Zgjedhjet e reja Ngjela Berisha te caktoje daten
Kryetari i PLD-se Spartak Ngjela i beri dje thirrje qeverise qe te terhiqet dhe te caktoje daten e zgjedhjeve te parakohshme. Neser eshte dita e popullit pasi ai nuk mund te genjehet me. Opozita do te jete ne krah te popullit per te sjelle demokracine. Qeveria duhet te terhiqet dhe te caktohet nje date per zgjedhje te parakohshme - eshte shprehur Ngjela. - Edhe ne Budapest dhe Tirane kur jane ngritur kunder tiranise banda e kane quajtur opoziten - theksoi ai. Nga ana tjeter perfaqesues te opozites kane vijuar edhe diten e djeshme shperndarjen e ftesave dere me dere ne lidhje me demonstraten e 21 janarit. Deputeti socialist Eduart Shalsi ka bere thirrje qe te gjithe te bashkohen per ti bere barrikade ndaj kesaj qeverie. Kjo qeveri eshte e korruptuar deri ne palce dhe me 21 janar i gjithe populli do te jete ne demonstrate - eshte shprehur Shalsi.