Mustafa injoron deklaratën e Dellit

Deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, se Lidhja Demokratike e Kosovës me kundërshtimin që i ka bërë përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale është radhitur në krahun e partive “antievropiane dhe antiamerikane”, është injoruar tërësisht nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.
Në një prononcim ekskluziv për “Zërin” kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, Isa Mustafa, ka thënë se nuk merret me deklaratat e përfaqësuesit amerikan.
“Kursi evropian i LDK-së dhe miqësia me SHBA-në kapërcejnë çdo deklaratë. Prandaj deklarata të tilla nuk komentoj”, ka thënë Isa Mustafa.