Prapaskenat në Fest 64/ Gresa Gjoçera zbulon “shoqëruesin” special në skenë. Bledi Kaso ndan mesazhin që mori nga bashkëshortja

Pas performancës së tyre me këngën “Busulla e Zemrës” në Festivalin e Këngës 64, Gresa Gjoçera dhe Bledi Kaso zbuluan emocionet e forta që përjetuan në skenë për moderatorët Andri Xhahu dhe Antoneta Koçi.
Gresa tregoi se partneri i saj në skenë i dha shumë siguri.
“Ne kemi një moment në skenë kur vendosëm dorën te zemra e Bledit dhe nuk e keni idenë sa shumë rrihte. Kishim shumë emocione. Unë po prek një djalë dhe është një emocion më shumë,” tha ajo.
Edhe vajza e Gresës iu bashkua momentit në prapaskenë, duke vlerësuar performancën e nënës së saj.
“Bravo mami, bravo Bledi! Unë dua të bëhem këngëtare, tani më bie pianon,” tha ajo plot emocion.
Bledi Kaso zbuloi se sot nuk ishin thjesht duet, por “trio”, duke aluduar në shtatzëninë e Gresës, e cila pret një djalë.
Ai rrëfeu gjithashtu mesazhin që mori nga bashkëshortja pas performancës, një “Bravoooo” që e bëri edhe më të veçantë këtë përvojë.
/rtsh.al/