Fest 64 – Nga tenorë, kompozitorë e gazetarë, prezantohet juria e Festivalit të Këngës

Emra të njohur të muzikës dhe artit shqiptar janë pjesë e jurisë së Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, të cilët kanë në dorë fatet e 28 këngëve pjesëmarrëse.
Juria përbëhet nga:
Belinda Budini – Dekane e Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në Universitetin Europian të Tiranës
Valentin Veizi – kompozitor
Anila Basha – gazetare
Zef Çoba – kompozitor
Olen Çezari – violinist
Bleona Qereti – këngëtare
Ramë Lahaj – tenor me famë botërore
Në dy netët konkurruese, juria do të vendosë 10 këngët që do kalojnë në natën finale.
Fituesi i Festivalit do të përcaktohet nga kombinimi 50% vota e jurisë dhe 50% vota e publikut përmes SMS-ve, dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
/rtsh.al/