'Intervista 2006’ Pacolli: Kosova nuk mundet pa Serbinë
BEOGRAD- Mediat serbe ripublikojnë një intervistë të presidentit të ardhshëm të Kosovës Behxhet Pacolli dhënë në vitin 2006, për të përditshmen e Beogradit “Nedeljni Telegraf”. Intervista 8 faqëshe mban titullin: ‘Fati i rajonit është në duart e Beogradit: Kosova nuk mundet pa Serbinë’.
Faqja e parë ekskluzive fillon me njoftimet rreth pasurisë së z. Pacolli, me theks të posaçëm në kohën e lirë që ky e kalon në hotelin e tij luksoz me pesë yje Diamond Sëiss Olivela. Gjithashtu përmenden konsideratat që z. Pacolli ka për qytetarët serb, të cilët janë të punësuar në bizneset e tij.
“Tek unë punojnë edhe njerëzit nga Serbia. Kompania Montazha nga Beogradi m’i kryen instalimet elektrike në të gjitha objektet. Dy pilot në aeroplanin tim janë serb”:- thotë z. Pacolli.
Shkrimi ekskluziv i gazetës serbe përmban 8 fotografi, në të cilat shfaqet Osmani, gjyshi i z. Pacolli, babai Isa Pacolli në uniformën e APJ-së (Armatës Popullore të Jugosllavisë) me gradën, në bazë të dy shiritave, “desetar”.
Fotografia e radhës ngjitur me atë të dytën, është e të birit të Isa Pacolli, Behgjet Pacolli në uniformën e APJ-së, e bërë në vitin 1975, dhe lexuesit i tregohet domethënia e fotografisë: Pacolli ka punuar si sigurim-s i Titos.
Intervista mbyllet me shprehjen e Pacollit: ‘Serbia është motor i zhvillimit të Evropës Juglindore dhe politika e mençur do t’u sillte ekspansion të pabesueshëm.’
(e.m/BalkanWeb)