E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pieter Feith uron3-vjetorin e pavarësisëbën thirrje për njohje

PRISHTINË- Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Pieter Feith e uroi sot popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 17 shkurtit, përvjetorit të tretë të shpalljes së Pavarësisë. Ai vlerësoi progresin dhe bëri thirrje për njohjen e shtetit të ri nga vendet që ende nuk e kanë njohur.

"Pas tri viteve, Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm. Ajo po i ndërton institucionet demokratike të cilat po funksionojnë gjithnjë më efektshëm për të siguruar një Kosovë të suksesshme, të qëndrueshme, stabile dhe që i kontribuon perspektivës evropiane dhe euroatlantike të vendit", tha Feith, bën të ditur zyra e tij.

"Unë e përgëzoj Kosovën për përpjekjet dhe rolin e saj në sigurimin e të drejtave të komuniteteve, të stabilitetit dhe të bashkëpunimit në rajon e më gjerë", theksoi Feith.

"Me këtë rast, dëshiroj ta ripohoj përkushtimin e shteteve anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtar ndaj integritetit territorial të Kosovës dhe u bëj thirrje shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë", përfundoi Feith.

(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›