E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petrovic zëvendëskryeministër?

Nga Express më 16 shkurt 2011 në ora 23:00

Lideri i Partisë Liberale Serbe, Slobodan Petrovic do të jetë një nga zëvendëskryeministrat e qeverisë së re të Kosovës.

Lajmin e bën të ditur agjencia serbe “Beta”, e cila citon një burim brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Në kushte anonimiteti, burimi ka deklaruar se qeveria e ardhshme do të ketë 4 zëvendëskryeministra, mes të cilëve do të jetë edhe Petrovic.

Në qeverinë në ikje partia e Petrovic, SLS, ka pasur dy ministri dhe disa poste zëvendësministrash, të cilat pritet që t’i ketë edhe në qeverinë e re.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›