E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista, Berisha për CNN: Integrimi në BE, prioritet absolut i qeverisë, do e fitojmë me meritë

27-09-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha jep intervistë për rrjetin prestigjioz televiziv amerikan, CNN, ku flet për perspektivën e integrimit Evropian të Shqipërisë, situatën politike dhe krizën ekonomike në Eurozonë

Gjatë vizitës në Nju Jork, Kryeministri Berisha iu përgjigj interesimit të rrjetit të njohur televiziv amerikan CNN International, në lidhje me krizën ekonomike në Europë dhe aspiratës së fortë të Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së. Pyetjes së gazetares së CNN se përse Shqipëria mbetet e etur për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian në kushtet që kriza ekonomike nuk është vetëm beteja e Greqisë, Kryeministri i është përgjigjur duke shprehur bindjen e thellë se vendet europiane pavarësisht ekzistencës së një krize të rrezikshme, kanë fuqinë, për ta tejkaluar atë. Ndaj, sic tha kryeministri, qeveria e drejtuar prej tij, do e fitojë me meritë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Është e vërtetë që është një krizë serioze, por kam besimin e thellë se kombet europiane kanë të gjithë potencialet për ta kaluar atë, dhe Shqipëria nuk ka asnjë arsye për të ngadalësuar përpjekjet e saj për integrimin europian, për shkak të kësaj krize. Unë besoj se Euro, pavarësisht vështirësive momentale, do të vazhdoj, dhe do të mbahet ndoshta si një nga trashëgimitë më të mira të Europës, të të gjitha kohërave”- u shpreh kryeministri Berisha.

CNN: Kriza ekonomike nuk është vetëm një betejë e Greqisë. 750 mijë emigrantët shqiptarë në vend, po u dërgojnë familjeve të tyre më pak para dhe shumë prej tyre po kthehen në shtëpi. Remitancat janë të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Në vitin 2009 përbënin 9 përqind të GDP. Rritja ekonomike është tkurrur nga rreth 6 përqind përpara krizës ekonomike të vitit 2008, në 3.5 përqind këtë vit, por duke e krahasuar atë me atë të Bashkimit Europian, që është vetëm 0.2 përqind, tremujorin e kaluar, gjërat nuk duken keq. Pse Shqipëria akoma kaq e etur për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, në një rrëmujë të tillë. Këtë pyetje ia bëra më herët Kryeministrit Berisha.

Kryeministri Berisha: Unë mbetem i fokusuar dhe integrimi në Bashkimin Europian është dhe do të mbetet projekti i prioritetit më të lartë i vendit tim. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur çfarë kërkohet: standarde, norma, praktika, për ta merituar atë. Unë e konsideroj një proces plotësisht të bazuar në meritë.

CNN: Por përse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e një hapësire ekonomike që aktualisht është në një fazë shumë të rrezikshme, siç e përshkruan FMN. Ne mund të përballemi me një dekadë me rritje ekonomike të humbur. Pse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e saj?

Kryeministri Berisha: Është e vërtetë që është një krizë serioze, por kam  besimin e thellë se kombet europiane kanë të gjithë potencialet për ta kaluar atë dhe Shqipëria nuk ka asnjë arsye për të ngadalësuar përpjekjet e saj për integrimin europian, për shkak të kësaj krize. Unë besoj se Euro, pavarësisht vështirësive momentale, do të vazhdojë dhe do të mbahet ndoshta si një nga trashëgimitë më të mira të Europës, të të gjitha kohërave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›