E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti gjerman, Vulf: BE-së t’i bashkohen edhe vendet e tjera të rajonit, mbështesim zgjerimin

27-09-2011 / Gazeta 55

Anëtarësimi i prishtëm i Kroacisë në bllokun 27 anëtarësh ka zgjuar debate brenda unionit, ndërsa kërkohet edhe anëtarësimi i vendeve të tjera të ballkanit perëndimor. “Është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e jo vetëm Kroacia, gradualisht t’i bashkohen BE-së, ndërsa më pas të bëhen edhe anëtare të saj”. Ka deklaruar presidenti i Gjermanisë, Kristian Vulf para nisjen së vizitës dy ditore në Sllovaki.
Sipas tij, Berlini do të angazhohet që Kroacia në vitin 2013 të bëhet anëtare e BE-së, por edhe për zgjerimin e mëtejmë të BE-së dhe programit për partneritet lindor. “Integrimet evropiane duhet të vazhdojnë pasi projekti i Evropës e përcakton të ardhmen e çdo populli evropian në veçanti”- theksoi Vulf. Ndër të tjera për presidentin gjerman Sllovakia me reformat politike, ekonomike dhe financiare e ka merituar vendin në eurozonë, pasi sipas tij kriza ekonomike ka pushtuar të gjitha vendet. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›