Rishperndarja e mandateve PS Korrektim i proporcionalit rajonal
Të rezervuar për të dhënë detaje në media, hartuesit e kodit të ri elektoral kanë shënuar në pikën e parë të metarialeve të mbledhura deri tani ndryshimin e numrit të deputetëve në qarqe. Kjo nuk kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor, për pasojë edhe ndërhyrje në kushtetutë, por vetëm rregullim në kodin zgjedhor.
Burime nga grupi i juristëve pranë partisë Socialiste pohojnë për “AS” se rishpërndarja a mandateve është synimi i partisë më të madhe në opozitë, për të cilën duket se kanë rënë dakort edhe me aleatët e tyre, një pjesë e të cilëve kanë dhënë konsensusin për korrektim të sistemit zgjedhor që sot ka vendi ynë.
“PS nuk e përjashton që të shikojë korigjimin e sistemit”, ka thënë Paskal Milo në një intervistë të datës 7 shtator të këtij viti.
“Sistemi aktual lë të papërfaqësuara përqindje të cilat nuk mund të jenë të papërfillshme për situatën politike në vendin tonë”, është shprehur Vangjel Dule, në një intervistë të datës 8 shtator të këtij viti.
Çdo të thotë korrektim i propocionalit rajonal? Përqindja e votave të mbetura dhe që nuk arrin të përkthehet në mandat deputeti në çdo qark të minimizohet. PS llogarit se është penalizuar në zgjedhjet e 2009-ës, në disa qarqe si Korça, Vlora apo Fieri, ku disa mijë vota në favor të saj nuk arritën t’i japin mandat deputeti, për shkak të pragut të lartë që këto qarqe kishin.
Barazpesha e votës është parimi mbi të cilin opozita pritet të kërkojë ndryshimin e numrit të deputetëve që prodhon çdo qark, duke ulur numrin e deputetëve në qarqe të vogla dhe rritur numrin e tyre në qarqe më të madhe. Kjo pikë pritet t’u propozohet edhe të djathtëve, në negociatat që pritet të formalizohen në takim zyrtar mes të mandatuarve të reformës zgjedhore të të dyja palëve, të cilët deri tani, kanë pasur vetëm kontakte informale, siç pohojnë ata.
Rovena Moçka