E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista/ Cana : "Të gjithë të bashkuar për fitoren"

Sosho është kundërshtari i ditës së diel për Olimpikun e Marsejës, ekipit të lojtarit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Sosho ndodhet në vendin e 4 të kampionatit, me po aq pikë sa Lilë dhe Lens, që ndajnë vendet 2 dhe 3. Lorik Cana jep mendimin e tij për këtë ndeshje: "Olimpiku i Marsejës është një pretendent, ndërkohë që Sosho në fillim të sezonit nuk mund të konsiderohej i tillë. Kundërshtarët dëshirojnë të shkojnë sa më larg që ëetë e mundur, por unë nuk besoj se Sosho është një kandidat për Ligën e Kampioneve". Mesfushori marsejez, megjithatë e vlerëson Soshonë: "Është një ekip që e meriton të jetë në atë vend, përpara nesh. Nëse ata do të na mundin, do të na shkëputen 5 pikë". Cana i pezulluar kundër Valensiens dhe i paaktivizuar me Trojes për shkak të problemeve shëndetsore, është i gatshëm kundër Soshosë. -Pas mungesës për shkak të problemeve me bajamet, ju e gjeni veten brenda grupit... -E ndjej veten mirë, por të jesh i sëmurë është shumë e vështirë. Herën e fundit që kam qenë sëmurë kam qenë ka qenë viti 1988 (qesh). E ndjej veten pak të lodhur, por kam ende kohë të marr veten. Jam i kënaqur që po rikthehem pranë ekipi dhe mezi po pres ndeshjen e së dielës. --Prisni një luftë të fortë në mesfushë? -Ka disa lojtarë shumë të mirë në aksin e mesfushës së Sosho. Roman Pitau është një lojtar me shumë eksperiencë në Ligën ! dhe Badara Sene, një senegalez shumë i fuqishëm. Njoh gjithashtu Zherom Leroi pasi kemi qenë bashkë në Paris. Përsa i përket Karim Ziani, më shumë kam pasur rastin ta shoh në televizion. Janë lojtarë shumë të mirë. Nuk janë rastësisht në atë pozicion. Kanë një ekulibër të plotë, kanë besim te ekipi të tyre. I gjithë ekipi ynë është gati të luajë një futboll të mirë. --Të mundësh Sosho është e rëndesishme pasi është një konkurrent direkt për Ligën e Kampioneve... -Olimpiku i Marsejesë është një pretedent për Ligën e Kampioneve. Ndërkohë që Sosho në fillim të sezonit nuk mund të konsiderohej i tillë. Kundërshtarët dëshirojnë të shkojnë sa më larg që ëetë e mundur, por unë nuk besoj se Sosho është një kandidat për Ligën e Kampioneve. Ekipi ynë është i përqendruar për të marrë tri pikët. --Si i gjykoni marrëdhëniet në fushën e lojës me Modeste M'Bami? -Me Modeste M'Bami, gjendemi sa në njërin krah në tjetrin rë fushës. Këtë vit, luajmë me një lojtar përpara mbrojtjes. Unë kam luajtur tashmë në mënyrë më sulmuese, ashtu sic e bëj edhe në përfaqësuese. Ka lojtarë që janë të aftë të bëjnë shumë gjëra, e rëndësishme është që të vihesh në shërbim të grupit. --Si e shpjegoni diferencën midis ekipit në fillim të sezonit me atë të muajit tetor? -Patëm një fillim të mirë të kampionatit dhe me eufori. Por duket qartë se nuk ka qenë gjithcka perfekte. Mbrojtja nuk pësonte gol, ku u dallua Sedrik Karaso në ndërhyrjet decizive. Por, më pas erdhi ndeshja me Lensin që ndërpreu këtë vrap. Duke fituar në "Velodrome", Lioni mposhti një konkurrent direkt për titullin kampion. Ishte një ndeshje kyce. Më pas na munguan dhe rezultatet në Nisë, kundër Lorien dhe Lilë. Ekipet e mëdha duhet të impenjohen dhe të japin maksimumin. Janë akoma dhe katër ndeshje para pushimeve dhe ne duhet të bëjmë tetë pikë për të arritur te 32 pikët. Kjo do të ishte një bazë shumë e mirë për të vazhduar. Pergatiti: Franc Hoxha
Albania-Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›