E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista/ Historiani holandez Geert Mak: Duhet të rifitojmë Europën

11-01-2012 / Gazeta 55

BE-ja ka hyrё nё njё fazё terminale? Nё sprovën e re gazetari dhe historiani i njohur holandez shkruan qё nё 2012 Europa duhet tё zgjedhë njё rrugë politike dhe tё dalё nga logjika ekonomike. Ngase rrezikon tё humbё vendin e saj nё botё...

***
Europa nuk hynte në planet e menjëhershme të Geert Mak, i angazhuar nё shkrimin e një libri mbi Shtetet e Bashkuara, por kur e përjavshmja gjermane Die Zeit shtroi pyetjen përse intelektualët europianë rrinin të heshtur, Mak shkroi: De hond van Tisma. Wat als Europa klap? (Qeni i Tismës. Po nëse Europa shpërthen”?)   
Qeni i Tismës është një libër i vogël, pak optimist. Së bashku me Norman Davies, një historian specialist i Europës, Mak arriti në përfundimin se samiti i liderëve europianë në dhjetor ka shteruar shpresat e tij të fundit: "Kam frikë se ka mbaruar". Kjo është një histori e "shumë pak dhe shumë vonë." Shumë pak para për fondin e shpëtimit, shumë pak mundësi për sanksione, shumë pak largpamësi dhe në fund të fundit shumë pak drejtim europian. "Gjermania e Angela Merkel ka humbur një mundësi historike për t‘u bërë kreu i vërtetë i Evropës. Prej frikës së spektrit të vjetër të inflacionit, Gjermania po e shtyn Europën drejt recesionit". "Ky është një gabim", thotë Mak. "Është më mirë të stampohen para, se sa të detyrosh Europën Jugore deri në asfiksim".

Ju thoni se duhet të rifitohet kontinenti europian dhe të ndalohet së binduri një logjike thjesht ekonomike. Por si? Në vitin 1989, perëndimi i lirë kishte më të mirën e komunizmit, por kjo çoi në ekseset e tmerrshme spekulative të kapitalizmit.

- Kur bëhet biznes ka rreziqe që duhen marrë parasysh. Mund të shihni përpjekjet që shpërblehen, por mund të shkojë dhe keq. Të gjithë shitësit ambulantë e dinë mirë këtë. Tregtia e lirë është penguar nga ana e bankave, të cilat kanë nisur një revolucion anti-demokratik: Ato morën pushtetin. Të gjithë dalin nga kjo krizë me eshtra të thyera, me përjashtim të fajtorëve të vërtetë. Bankat nuk janë në rrezik dhe është sektori publik ai që vuan pasojat.
Kohët e fundit kam marrë pjesë në një takim, në të cilin një ekonomist i madh kinez dhe përgjegjësi i një banke qendrore afrikane fajësuan një grup analistësh financiarë europianë. Një situatë historikisht interesante. Afrikani tha: "Bankat tuaja janë plot me persona kompetentë, por ata kanë bërë gabime të çdo lloji. Kjo mund të shpjegohet vetëm për shkak të faktorëve të tjerë që kanë ndërhyrë në vendimet e tyre. Në Afrikë, ne i quajmë këta faktorë me termin “korrupsion”. Në sallë ra heshtja, bankieri i referohej bonuseve dhe ai kishte plotësisht të drejtë.   

Europa ishte një përpjekje për të ngritur demokracinë përtej kufijve kombëtarë, por a është në gjendje demokracia të përballojë një treg botëror pa frena?     

- Kjo është e vetmja gjë për të cilën më vjen më shumë keq. Pavarësisht të gjitha defekteve të tij, Bashkimi Europian është një përvojë fantastike në këtë fushë. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta mbrojmë atë me çdo kusht. Në këtë periudhë mjaft të vështirë, BE-ja duhet të shërbejë si model për vlerat demokratike. Nëse jo, të tjerë do të mbushin boshllëkun e lënë nga Europa, amerikanët, kinezët, brazilianët, rusët". BE-ja është produkt i besimit në mundësinë e një jete të komunitetit. A duhet të besojmë se populistët kanë të drejtë, të bindur në pamundësinë e kësaj zgjidhjeje?

- Jo. Populistët kanë të drejtë vetëm në një pikë: Europën e ka pushtuar një ndjenjë shqetësimi. Në Vendet e Ulëta kjo është shumë e qartë. Vende të tjera ende tregojnë një shkallë kënaqësie në lidhje me BE-në. Populistët janë shenjat e kësaj sëmundjeje. Unë i kuptoj kritikat në lidhje me Europën, por mbyllja në vetvete do të thotë të besosh në magji. Një mit kombëtar mbetet gjithmonë shumë joshës. Ndonjëherë natën, në shtratin tim më ndodh të them: Sa mirë do ishte të isha me të djathtën, qoftë edhe për një çerek ore!    

Ky shqetësim është i qartë në librin e tij. Në faqet e tij paralajmërohet lidhja e tij me Europën dhe analizën e saj historike, por në fund ju përfundoni duke pranuar se sistemi i tanishëm nuk funksionon.

- Është e trishtueshme, por unë nuk jam i befasuar. Që në kapitullin e fundit të librit tim, “Në Europë” shkrova se anija, me 27 komandantë në urë, ishte shumë e paekuilibruar. Unë u thashë se kjo do të sillte mjaft probleme në rast stuhie. Dhe tashmë stuhia ka mbërritur”.

Libri juaj përfundon me nota pesimiste. Cilat janë shpresat tuaja për vitin 2012?

- Në vitin 2012, problemi është që të dimë se si do të duket Europa. A do të mbetet një sistem i bashkuar nën udhëheqjen e një Komisioni europian të fuqishëm apo do të shndërrohet në një sistem ndërqeveritar të decentralizuar, siç duan gjermanët? Në lidhje me këtë, Vendet e Ulëta mund të kenë një rol ndërmjetësues: Nuk jemi aq dogmatikë sa gjermanët. Prandaj ne duhet të punojmë shumë në këtë drejtim, së paku për interesin tonë, sepse ne jemi dhe do të mbetemi një vend i hapur.

*Marrë nga gazeta liberale holandeze: NCR Handelblad

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›