Merkozy dhe telenovela e Euros
Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozi e nisën sezonin e ri 2012 të “telenovelave” mbi euron me një takim të samitit në Berlin. Asnjë nuk tha ndonjë gjë befasuese; sigurisht nuk u tha asgjë që të tregonte një përfundim të shpejtë dhe të lumtur të sagës së gjatë. Kancelarja gjermane dhe presidenti francez nuk thanë asgjë mbi këndvështrimet e tyre të ndryshme mbi çështje të tilla si; se sa shpejt duhet të vihet taksa për transaksionet financiare dhe cili do të jetë roli Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në mbështetjen e anëtarëve të lëkundur të zonës së euros. "Analiza jonë është e njëjtë", tha Sarkozi pas takimit në një konferencë për shtyp.
Por kjo nuk e ka qetësuar tensionin e krijuar në tregje. Euro ra në nivelin e saj më të ulët përkundrejt dollarit që nga shtatori i vitit 2010 ($ 1,266) përpara samitit dhe e rimori veten disi pas takimit të dy liderëve. Shqetësimi më i madh i tregtarëve të valutës është dështimi i Greqisë për të përmbushur objektivat e saj fiskale, që do të thotë se ajo nuk po mund dot të marrë ato të ardhura që i nevojiten për të parandaluar mosshlyerjen e borxhit të saj.
Nga ana tjetër, investitorët janë kaq të etur për të financuar në Gjermani, sa që ata pranuan një normë negative të interesit në një ankand të bonove gjashtëmujore, duke ia shpërblyer qeverisë gjermane për privilegjin e kreditimit që ajo i bëri. Gjermanët e shohin këtë si përligjje të politikave të tyre të kujdesshme, por ajo gjithashtu shërben për të nxjerrë në pah divergjencat e rrezikshme ekonomike brenda zonës euro.
Rëndësia kryesore që pati samitit “Merkozy” është se ai duket se po sinjalizon një kurs të ri. Është e vërtetë që axhenda e masave shtrënguese, të nxitura nga gjermanët dhe të pranuara jo me qejf nga francezët, vazhdon të jetë ende në fuqi. Në të vërtetë, Sarkozi u mburr se deficiti fiskal i Francës ishte më i vogël nga sa pritej në vitin 2011. “Evropa po bën progres të shpejtë drejt një "pakti fiskale" për të kufizuar deficitin”, deklaroi zonja Merkel, duke përfshirë edhe stilin gjerman të marrjes në dorë të "frenave të borxhit". Një traktat i ri duhet të nënshkruhet deri në mars.
Por “vetëmohimi” fiskal në një hap të dytë tani do të plotësohet nga ajo që zonja Merkel e quajti një "pjesë të dytë" të planit, që do të thotë nga politika që nxisin rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Kjo është menduar pjesërisht edhe për të ndihmuar Z. Sarkozy, i cili do të përballet me një luftë të ashpër për t’u rizgjedhur këtë pranverë.
Të gjitha vendet e Eurozonës, duke përfshirë edhe Gjermaninë, janë "të përgatitura për të bërë gjithsecili siç duhet detyrat e tyre të shtëpisë" premtoi kancelarja, por akoma nuk është e qartë se deri ku do të shkojë Gjermania me këtë ofertë. Një paketë e madhe stimuluese gjermane për të nxitur rritjen ekonomike në vendet fqinje nuk hyn akoma në perspektivat e saj.
Zonja Merkel foli për përhapjen e praktikave më të mira të rregullimit të tregut të punës në të gjithë zonën e euros (që është praktika gjermane, pranon Z. Sarkozi) dhe shpenzimin në mënyrë më efektive të fondeve ekzistuese të Evropës. Të dyja këto ide kanë një domethënie, që nuk do të parandalojnë trazirat e mëtejshme financiare, ose një recesion evropian. Dhe shenja e fundit e brishtësisë është se prodhimi industrial gjerman ra me 1% në nëntor.
Udhëheqësit veçse të kënaqur nuk u përpoqën të duken . Sarkozi e quajti gjendjen "shumë të tensionuar", ndërsa zonja Merkel tha se ata kishin "kuptuar nevojën e kohës." “Qëllimi është për të parandaluar daljen e Greqisë nga zona e euros, por çfarëdo që të ndodhë Greqia është një rast i veçantë”, u shprehën dy liderët (ndoshta me sa duket i frikësohen një dështimi grek apo edhe një dalje nga eurozona, e cila mund të jetë e pashmangshme). Si gjithmonë, kancelarja preu shpresat e një zgjidhjeje të shpejtë "një-dimensionale" të krizës. “Problemi do të zgjidhet, tha ajo, por hap pas hapi" Hapat e ardhshëm do të përfshijnë Italinë me borxhe e saj gjigande dhe që përbën një kërcënim shumë më të madh për euron se sa Greqia. Zonja Merkel do të takohen me kryeministrin e pazgjedhur nga populli italian, Mario Montin, në Berlin të mërkurën. Më pas ajo dhe z. Sarkozi do të mbajnë një takim tre-palësh në Romë më 20 janar. Kryetarët e qeverive evropiane do të mblidhen, ndoshta më 30 janar, për t’i “dhënë dorën e fundit” paktit fiskal.
Gjithashtu në rendin e ditës, pa dyshim, do të jetë propozimi për taksën mbi transaksionet financiare. Britania po kërcënon me të drejtën e vetos ndërsa zoti Sarkozi është shprehur se Franca do të vazhdojë e vetme nëse është nevoja. Znj Merkel është pro taksës, por partneri i saj, pjesë e koalicionit, “Demokratët e Lirë”, nuk tolerojnë përjashtimin e Britanisë. Ndërsa kriza thellohet, mosmarrëveshjet mbi rolin e Bankës Qendrore Evropiane dhe se si do të forcohet fondi që do të nxjerrë nga balta euro zonën, kanë gjasa të rishfaqen përsipër. Prandaj “soap-opera” pritet të vazhdojë për shumë gjatë.