Katanec merr Pollozhanin, perjashton Artim Shaqirin

RESHAT IBRAHIMI
Shkup, 22 janar - Seleksionuesi i Maqedonisë, Srecko Katanec ka publikuar emrat e futbollistëve të cilët do t'i testojë në ndeshjen miqësore të 6 shkurtit kundër Serbisë. Trajneri slloven nuk ka bërë ndonjë risi nga formacioni i deritanishëm. Në vend të Artim Shaqirit, ai ka ftuar Ivan Trickovskin, futbollistin e vitit 2007 në Maqedoni, i cili ka nënshkruar kontratë me ekipin serb, Crvena Zvezda. Prej futbollistëve shqiptar sërish i vetëm në listën e 18 futbollistëve është gjetur mesfushori ofenziv i TuS Koblenzit, Artim Pollozhani. "Ky është një moment i shkëlqyer për tu grumbulluar pas një kohe më të gjatë. Sigurisht se termini nuk është shumë i përshtatshëm, sepse shumica e reprezentuesve gjenden në përgatitje me skuadrat e tyre dhe janë jashtë formës garuese përvec atyre që vazhdojnë të luajnë rregullisht në ligat e huaja si Pandevi, Milloshevski etj. Për këtë arsye s'kam dashur të eksperimentoj me emra të rinj kundër Serbisë, por kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të zgjerohet kjo listë", ka thënë Katanec pasi ka publikuar listën. "Luajmë me një kundërshtar të fortë. Është edhe një test për neve për të parë veten se ku jemi", tha Artim Pollozhani. Grumbullimi i futbollistëve do të bëhet më 4 shkurt, kurse ende nuk dihet se ku do të zhvillohet takimi. Gjasat për në stadiumin e Shkupit janë të vogla, ndërkaq në opsion është stadiumi i qytetit në Strumicë. Lista anti-Serbi Portierë: Petar Miloshevski, Tome Pacovski. Mbrojtës: Goce Sedloski, Igor Mitreski, Vlade Lazarevski, Boban Grncarov, Nikollce Noveski, Goran Popov. Mesfushorë: Velice Shumulikoski, Vlatko Grozdanovski, Darko Tasevski, Artim Pollozhani, Slavco Georgievski. Sulmues: Goran Pandev, Aco Stojkov, Goran Maznov, Ivan Trickovski, Ilco Naumoski.