E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe miratoi në parim dhe nen për nen ndryshimet në ligjin Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga rregjimi komunist.

  Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë , më 30 Mars, ora 18:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
 
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 26.03.2009.
3. Projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes së Themelimit të Koorporatës Islamike, për zhvillimin e sektorit privat.
4. Projektligji Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga rregjimi komunist.
5. Projektligji Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8873, datë 29.3.2002 Për sigurimin e depozitave.
6. Projektligji Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë.
 
Diskutimet u fokusuan në ndryshimet në ligjin "Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga rregjimi komunist, të propozuara nga deputeti i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Astrit Bushati.
Kryetarja e Kuvendit tha në hapje të se  miratimi i këtij projektligji është një ngjarje e rëndësishme pak ditë para anëtarësimit të Shqipërisë në NATO për të cilën, u persekutan dhe u  burgosën mijëra shqiptarë dhe familjarë të tyre.
Kryeministri Berisha u shpreh se ky  projektligji i shton moralitetin  Parlamentit dhe shoqërisë shqiptare. Kryeministri ftoi deputetët e opozitës  t'i bashkohen miratimit të këtij amendamenti  që sipas tij zhduk diskriminimin e pamerituar të viktimave të rregjimit komunist .
"Falenderoj dhe shpreh mirënjohje firmëtarët e këtij amendamenti për dëmshpërblimin e martirëve të vlerave dhe lirive njerëzore, viktima të krimeve kundër njerëzimit të kryera nga rregjimi barbar hoxhist në 45 vite. Është keqëdashëse deri në fund, trillimi se ne po shpërblejmë krimet e luftës, sepse ne po shpërblejmë viktimat e krimeve kundër njerëzimit"- u shpreh Kryeministri Berisha.   Kryetarja e Grupit parlamentar Socialist Valentina Leskaj, shprehu votën kundër këtij amendamenti.   Pas diskutimeve, ky amendament u miratua në parim dhe nen për nen. Në seancën plenare u miratuan të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës. Seanca Plenare u mbyll në orën 21:50.
                                 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›