Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Shengen
PRISHTINË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë ka zgjatur afatin për hyrjen në territorin e Republikës së Kroacisë të qytetarëve të Kosovës që posedojnë vizë Shengen.
Kjo u bë e ditur nga autoritetet e MPJ-së së Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb.
Sipas këtij vendimi, qytetarëve të Republikës së Kosovës, që posedojnë vizë Shengen me validitet territorial të kufizuar, nuk do t’u kërkohet vizë për të hyrë, qëndruar apo kaluar tranzit përmes territorit të Republikës së Kroacisë, deri më 31 dhjetor 2013, bën të ditur MPJ kosovare në komunikatën e sapodërguar nga Zagrebi.
Gjatë vizitës në Zagreb, delegacioni i lartë i MPJ-së ka pasur takime me përfaqësues të lartë kroatë, ku është konfirmuar vullneti i dyanshëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, si dhe është konfirmuar përkrahja e Kroacisë për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në proceset euro-integruese.
Komunikata thekson se si rezultat i angazhimit të MPJ-së në krye me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, viteve të fundit është fuqizuar bashkëpunimi dhe shkëmbimet e gjithanshme ndërmjet Republikës së Kosovës me Republikën e Kroacisë.
(e.m/BalkanWeb)