Intervistë e Presidentit Topi dhënë për Televizionin Hungarez.

2 nëntor 2009
PyetjeSi i vlerësoni marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Shqipërisë edhe në kuadër të vizitës së Presidentit Solyom në Tiranë?
Presidenti Topi: Sikurse u dëshmua edhe nëpërmjet konferencës për shtyp, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë konsiderohen në nivelin më të lartë historik. Janë marrëdhënie mes dy vendeve, që kanë një traditë të lashtë komunikimi. Pata rastin të shpreh që heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka qenë aleat me Janosh Huniadin, heroin tuaj kombëtar dhe sot vjen një kohë tjetër, një kohë moderne kur Shqipëria dhe Hungaria janë vende të NATO-s, kur Shqipëria dhe Hungaria janë dy partnere shumë të rëndësishme që së shpejti do të jenë të dyja në Bashkimin Evropian. Ndërsa Hungaria sot është anëtare e Bashkimit Evropian, Shqipëria është në rrugën e sigurtë drejt anëtarësimit në këtë familje.
Janë dy vende që kanë kontribuar ndjeshëm në qëndrueshmërinë e rajonit ballkanik. Janë dy vende që kanë patur traditë marrëdhëniesh edhe në kohën e regjimeve komuniste, por kanë ditur të zhvillojnë miqësinë dhe marrëdhëniet tregtare në funksion të interesave reciproke të popujve tanë.
Sot Shqipëria dhe Hungaria janë vende të lira, që aplikojnë skemat e ekonomisë së tregut. Kanë mundësinë që përtej dialogut politik të intensifikojnë marrëdhëniet ekonomike. Sikurse u tha edhe nga Presidenti hungarez, dialogu politik është disa hapa para marrëdhënieve ekonomike, të cilat meritojnë një vëmendje të veçantë për t’u intensifikuar në fusha të ndryshme. Shqipëria është e hapur për investitorët hungarezë në fusha të rëndësishme të ekonomisë sikurse është energjitika, minierat, infrastruktra dhe një element shumë i rëndësishëm është turizmi bregdetar në Shqipëri, që mund të frekuentohet nga turistët hungarezë për të krijuar një kënaqësi të veçantë edhe përsa i përket traditës së mikpritjes shqiptare. Kështu që, mendoj se jemi në një moment të rëndësishëm që duhet ta marrim në konsideratë.
Pyetje:Cilat janë përvojat e Shqipërisë në NATO, mundësitë dhe detyrat e ardhshme?
Presidenti Topi: Mund t’ju them që për çështjet e antarësimit në NATO, Shqipëria ka patur treguesin më të lartë të mbështetjes së shoqërisë. 94-95% e shoqërisë shqiptare ka përkrahur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO çka tregon që ka qenë një aspiratë e thellë e popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e aleancës më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë.
Kështu që anëtarësimi ynë në NATO është pritur me një festim madhështor në Shqipëri dhe presupozohet që Shqipëria vërtetë është futur në listën e partnerëve besnikë të kësaj aleance për paqe dhe për siguri. Dhe besoj se këtë e ka demonstruar edhe me kontributin e saj të veçantë, për qëndrueshmërinë rajonale dhe në tiparet më thelbësore që ajo kërkon për çdo qytetar, qoftë të Republikës së Shqipërisë, por edhe të rajonit, edhe më gjerë, të kontinentit tonë.
Pyetje:Cilat janë shpresat dhe shanset e Tiranës për të hyrë në Bashkimin Evropian?
Presidenti Topi: Rruga për t’u integruar në Bashkin Evropian është një rrugë më e gjatë, sepse përveç vlerësimeve gjeo-strategjike, kërkon edhe realizimin e disa standardeve të domosdoshme për integrim. Kështu që ne jemi në një proces realizimi reformash, por nga ana tjetë,r na duhet të realizojmë disa standarde që kërkohen me ngulm nga familja evropiane. Kemi zhvilluar dhe vazhdojmë të zhvillojmë një betejë të përditshme ndaj fenomeneve të korrupsionit, i cili nuk mund të realizohet thjesht në sensin e përgjithshëm, por mbi bazën e ligjeve dhe funksionimit të institucioneve specifike, që veprojnë luftën kundër korrupsionit. Po punojmë edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, pajisjen me pasaportën biometrike që është një kërkesë bazë e Bashkimit Evropian. Po punojmë për përafrimin e legjislacionit për ta standardizuar atë me legjislacionin e vendeve të Bashkimit Evropian dhe është një rrugë e cila vërtet është e vështirë, por besoj është e realizueshme brenda afateve të cilat na janë përcaktuar në pyetësorin e Bashkimit Evropian.
Pyetje:Si e shikoni bashkëpunimin e ardhshëm me Kosovën e pavarur? Cili është këndvështrimi juaj në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në vendet fqinje si dhe një përgjigje për akuzat rreth së ashtuquajturës ‘Shqipëri e Madhe’?
Presidenti Topi: Unë besoj që realiteti kosovar është i njohur për të gjithë vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë qenë interlokutorë të pazëvendësueshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kosova vjen pas një realiteti historik shumë të hidhur, kur është zhvilluar në kohët moderne një genocid i kohërave të Mesjetës dhe fatmirësisht, që nga 17 shkurti i vitit 2007, ne kemi një Kosovë të pavarur, e cila po e ndërton të ardhmen e saj mbi bazat e multietnicitetit, në respekt të plotë të çdo qytetari, pavarësisht nëse ai i përket etnisë shqiptare, apo serbe. Ne kemi rastin të shohim një sjellje shumë civile, shumë perëndimore të lidershipit politik të Kosovës, ku edhe njerëz që kanë patur probleme me genocidin serb sot janë vënë në shërbim të paqes dhe të ndërtimit të urave të komunikimit. Sot situata në Kosovë është më e qetë. Kosova pas pak ditësh, më 15 nëntor do të shkojë në zgjedhjet për pushtetin vendor dhe klima paraelektorale tregon më së miri, që ata janë të ndërgjegjshëm për të ardhmen e tyre evropiane, sepse janë në zbatim të atyre standardeve që kërkon sot Bashkimi Evropian, i cili vepron në Kosovë nëpërmjet misionit të tij të EULEX-it. Ka pasur shumë debate sa i përket çështje së bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Ka pasur keqinterpretime të deklaratave. Unë mund t’ju siguroj që institucionet e Shqipërisë dëshirojnë të shikojnë një shtet kosovar, sikurse thashë në respekt të parimeve të multietnicitetit, në respektim të kufijve politikë-administrativë, duke forcuar kështu lidhjet e bashkëpunimit politik, ekonomik, për një rajon të qetë dhe për një rajon ku edhe Shqipëria edhe Kosova, edhe Maqedonia edhe Mali i Zi të jenë pjesë e familjes evropiane, çka do të thotë që bashkimi i këtyre vendeve do të realizohet në Bruksel që është qendra administrative e Evropës së bashkuar. Çka do të thotë që çdo keqinterpretim për ndryshim të kufijve vjen ose si pasojë e moskuptimit, ose si pasojë e maliciozitetit, që ndonjëherë hedhin në lojë qarqet ekstremiste, të cilat kanë qenë shkaktare të turbullirave në rajonin ballkanik.
Gazetari: Ju faleminderit për intervistën dhe për kohën tuaj Z.President!
Presidenti Topi: Ju faleminderit juve!