Presidenti Topi pret Patriarkun e Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës, Theodhorin II.

2 nëntor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Presidencë Patriarkun e Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës, Fortlumturinë e Tij, Theodhorin II dhe Kryepeshkopin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasin dhe delegacionin që e shoqëronte gjatë vizitës zyrtare në përbërje të cilit është edhe Hirësia e Tij, Mitropoliti i Kampalës dhe Eksarku i gjithë Ugandës, Jonai.
Kreu i shtetit shqiptar, pasi u uroi mirëseardhjen shprehu kënaqësinë për këtë takim duke vënë në pah edhe rëndësinë e madhe të kësaj vizite të shumëpritur të prelatëve të lartë jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por për mbarë popullin shqiptar. Presidenti Topi theksoi rolin e jashtëzakonshëm të luajtur nga udhëheqësit shpirtërorë për promovimin e vlerave më të mira të fesë, për rritjen e besimit ndaj Zotit, për fuqizimin e harmonisë ndërfetare dhe paqes shoqërore në shërbim të arritjes së një jete më të mirë për të gjithë.
Presidenti Topi bëri edhe një përshkrim të situatës më të fundit në Shqipëri duke vënë në dukje që vendi ynë tashmë është një vend i stabilizuar politikisht dhe ekonomikisht, siç e vërteton edhe anëtarësimi në NATO dhe rruga drejt përmbushjes së aspiratës integruese për në Bashkimin Evropian, “një vend ku garantohet dhe respektohet liria fetare dhe e drejta e ushtrimit të besimit, një vend ku mbizotëron harmonia dhe toleranca fetare dhe ku të gjithë kremtojmë së bashku festat fetare të njëri-tjetrit”.
Patriarku i Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës, Fortlumturia e Tij, Theodhori II, pasi shprehu mirënjohjen për pritjen edhe në emër të delegacionit që e shoqëronte, vuri në dukje rëndësinë e shembullit të rrallë e të vyer që ofron Shqipëria përsa u përket bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare duke theksuar se: “Zoti është dashuri! Zoti është paqe për të gjithë, pavarësisht përkatësive të veçanta fetare!”
Fortlumturia e Tij, Theodhori II vlerësoi rolin e Presidentit Topi si simbol i bashkimit të popullit shqiptar duke shtuar se vizita të tilla të ndërsjellta, të rangjeve më të larta të udhëheqësve qoftë shpirtërorë, qoftë politikë, duhet të jenë më të shpeshta në mënyrë që tradita e vjetër e komunikimit mes popujve, kulturave, feve dhe historive të vendeve të Mesdheut të shtrihet e të thellohet akoma edhe më tej në shërbim të ndërtimit të një bote dhe shoqërie njerëzore më të mirë.