E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset nesër në Prizren për takimin e Presidentëve të katër vendeve fqinjë të rajonit

25 qershor 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi do të udhëtojë nesër drejt Prizrenit, ku në Prevallë, me ftesë të Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu do të zhvillojnë një takim kryetarët e shteteve të katër vendeve fqinjë: Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Ky takim është në vazhdën e takimit të Vlorës të një viti më parë.

Bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva e zhvillimit të tij në kuadër të përmbushjes së aspiratës së këtyre vende për integrimin në strukturat euroatlantike dhe në familjen e madhe evropiane, do të jetë një ndër temat qendrore të bisedimeve mes katër Presidentëve.

Në përfundim të takimit mes Presidentit Topi, Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›