E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervistë e kryeministrit Berisha për televizionin prestigjioz francez TV5 Monde

Gjatë vizitës që po zhvillon në Francë ku do të takohet me kryeministrin francez Francoise Fillon, kryeministri Berisha ka qenë i ftuar sot në studion e kanalit prestigjioz TV5 Monde ku ka dhënë një intervistë per gazetarin Patrick Simonin.

Gazetari: Mirdita Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2005. Ju keni qenë President i Republikës së Shqipërisë  nga viti 1992 deri në vitin 1997, dhe ju ndodheni  për vizitë në Francë, ku do të takoni pas pak  kryeministrin  francez François Fillon. Çfare do t’u thoni autoriteteve franceze sot ?

Kryeministri Berisha: Faleminderit për këtë pyetje , faleminderit që më keni ftuar.  Unë jam shumë i lumtur që pas pak do të takohem  me kryeministrin francez Fillon. Sot në mëngjes u takova me ministrin  francez të energjisë  zotin Besson.  Qëllimi im kryesor është të punoj ngushtësisht me qeverinë franceze  për të inkurajuar investitorët francezë  të vijnë të investojnë në Shqipëri.  Marrëdhëniet tona politike janë të shkëlqyera, por nga ana tjetër marrëdhëniet ekonomike po rriten gjithnjë e më shumë. Në realitet Shqipëria është një vend i vogël në hartë, por një vend me mundësi dhe  potenciale shumë të mëdha  për investitorët e mëdhenj  francezë dhe botërorë.

Gazetari: Për shembull , në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, në fushën e ekonomisë, të energjisë?

Kryeministri Berisha: Po, ambicia ime kryesore është qe vendi im të bëhet një superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon. Shqipëria ka rezerva shumë të mëdha hidrike që do të shndërrohen në hidrocentrale. Vendi im ka për të ndërtuar 443 hidrocentale.  Qeveria ime ka nënshkruar me sektorin privat  110 kontrata për të ndërtuar afërsisht 300 hidrocentrale . Nga e gjithë bota , nga  Norvegjia në Izrael,  nga Europa në Shtetet e Bashkuara, nga Kanadaja  si dhe kompani të tjera  që  kanë treguar interes për të investuar në Shqipëri. Nga ana tjetër, burimet tona të energjitike, në fushën e energjisë së rinovushme, asaj të erës,  janë të mëdha,   Qeveria  jonë ka liçensuar deri tani 1600 megawat dhe eshtë edhe një paketë tjetër që përbëhet nga 3200 megawat.

Gazetari: Pra kjo eshtë edhe një ftesë për ndërmarrjet franceze,   por a do t’i shprehni  kryeministrit Francois Fillon edhe  dëshirën tuaj për mbështëtjen e Francës për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Berisha: Po pikërisht , kjo do të jetë një temë e diskutimeve . Franca e ka mbështetur gjithnjë ambicien e Shqipërisë për integrimin evropian dhe për antarësimin në Nato.  Ne kemi patur probleme, por ato janë zgjidhur , prandaj kemi nevojë për mbështetje  për të përparuar edhe më shumë drejt Bashkimit Evropian.

Gazetari: Pra kur e mendoni afatin e këtij pranimi? 

Kryeministri Berisha: E dini, unë kurrë nuk fiksoj data, sepse kjo nuk është në duart e mia, por atë që mund të them eshtë që unë e konsideroj këtë si një proces tërësisht të bazuar në meritë, prandaj qeveria duhet të performojë,  duhet që vendi ta meritojë . Për këtë qëllim ne jemi të angazhuar në realizimin e reformave në një shkallë shumë të gjërë , të cilat në realitet po avancojnë shumë.

Gazetari: Sepse Evropa është në krizë sot , flasim për një Evrope me 17 anëtarë në fakt me 18 sot me Kroacinë e cila sapo nënshkroi, por flasim për  17 vende përsa i përket vendimmarrjes  dhe integrimit  buxhetor.  A besoni ju  se zgjerimi i Evropës vazhdon të jetë i mundur ?

Kryeministri Berisha: Besoj se procesi i zgjerimit ka pësuar një ngadalësim në situatën e tanishme, por nga ana tjetër  unë besoj se ky është një proces i pakthyeshëm.  Vendimi i të 17- tëve është ndërqeveritar por duhen ftuar të tjerët të pranojnë kriteret strikte buxhetore për të evituar një krizë të ngjashme në vitet që vijnë.

Gazetari: Kur thoni që keni bëre perpjkje ne Shqipëri dhe dihet qe është dhe opozita socialiste. Ju e keni akuzuar këtë opozitë për manifestimet e dhunshme qe shkaktuan të vrarë në fillim të vitit, e keni akuzuar këtë opozitë  se nuk e dëshiron integrimin evropian të vendit.

Kryeministri Berisha: Ne fakt, gjatë dy vjetësh  opozita ka bërë  gjithçka për të bllokuar procesin e integrimit duke menduar se kjo është mënyra më e mirë  për të dëmtuar qeverinë dhe për të ardhur sa më shpejt të jetë e mundur në pushtet, por me këtë opozita përgatiti një disfatë ekzemplare në zgjedhjet lokale në muajin Maj ku pati 12 përqind më pak vota se mazhoranca.

Gazetari: Dhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme  ku ju do të përfaqësoheni përsëri për të qënë kryeministër ?

Kryeministri Berisha: Unë do të vazhdoj deri kur shqiptarët do te me thone lamtumire, dhe atëhere unë do ta respektoj vullentin e tyre. Unë bëj gjithçka për të avancuar reformat, për të avancuar projektin kryesor të kombit tim, atë të integrimit evropian. Nga ana tjetër opozita tani është kthyer në Parlament. Unë kisha premtuar çdo ditë gjatë këtyre viteve që ata ta hartonin vetë ligjin elektoral  duke marrë edhe mendimin e komisionit të Venecias dhe të OSBE-se, dhe se unë do ta votoja pa asnjë kusht dhe ata pranuan.

Gazetari : Mund të thuhet se gjendja është qetësuar, pra ka një dialog ?

 Kryeministri Berisha: Po, ka një dialog konstant dhe situata është plotësisht normale.

 Gazetari : Edhe diçka tjetër. Turizmi.  A është i mjaftueshêm turizmi në Shqipëri. Sepse me atë që po ndodh në vendet arabe, ka mundësi të turistët t’i lenë këto vende dhe t’i referohen Shqipërisë

 Kryeministri Berisha: Besoj se turizmi ka njohur bumin më të madh që vendi ka njohur ndonjëherë. Në 2004 kemi pasur 300 mijë turistë e vizitorë  kurse vitin e kaluar kemi pasur 3 milion e gjysëm.  Dhe këtë vit ndoshta do të jenë 4 milionë.  Udhëtimi në Shqipëri është duke u bërë një udhëtim i ëndrrave. Ky vend i ofron turistëve të të gjithë botës një nga bregdetet më të mahnitshme,   peisazhe  fantasike, një mikpritje  të jashtëzakonshme, një klimë të mrekullueshme,  një ushqim të shijshëm  të përshkruar nga më të mirat në Evropë nga Andre Gide në veprat e tij  Askush nuk eshtë zhgënjeyer nga pushimet në Shqipëri dhe nuk ka pësuar sindromën shqiptare. Pra ftesa ime është që të vini në Shqipëri.


09/12/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›