Kyeministri Berisha viziton ekspozitën “Faqet e arta të fotografisë shqiptare”, e çelur në Paris, me fotografi të Akademisë Marubi

Gjatë vizitës që po zhvillon në Francë, Kyeministri Berisha vizitoi ekspozitën “Faqet e arta të fotografisë shqiptare”, e çelur në Paris, në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë. Në të ekspozohen fotografi bardh e zi të Akademisë Marubi që dokumentojnë fillimin e shekullit të 20, si dhe fillimet e fotografisë shqiptare.
Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga Atasheu Kulturor i Bashkisë së Parisit, nga ambasadorja franceze në Tiranë, si dhe nga ambasadori shqiptar në Paris dhe sekretari i parë i kësaj ambasade nen kujdesin e te cilit u zhvillua ky aktivitet, pa nga afër fotografitë e ekspozuara dhe u shprehu mikpritësve të kësaj ekspozite kënaqësinë që pjesë nga fondi i fototekës Marubi paraqiteshin në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë në kryeqytetin francez, një mundësi shumë e mirë kjo që publiku francez të njihet me një nga dimensionet e kulturës shqiptare, fotografinë, si dëshmi historike e zhvillimit të këtij arti në Shqipëri, por edhe të zhvillimeve të vendit. Këto fotografi, tha Kryeministri, të cilat dokumentojnë traditën dhe kulturën shqiptare gjatë asaj periudhe, kostumografinë, ritet fetare, veshjet luftëtare, fotografi të Mbretit Zog, Isa Boletinit si dhe të politikanëve të tjerë të fillim shekullit të 20, janë një rast shumë i mirë për të bërë njohura zhvillimet e Shqipërisë të fillim shekullit të kaluar, të fiksuara nga aparati fotografik i pjesëtarëve të familjes dhe Akademisë Marubi, që hodhi themelet e fotografisë shqiptare.
Kryeministri Berisha la më pas një shënim në librin e përshtypjeve, duke shprehur falenderimet per bashkine e Parisit për pritjen si dhe per organizimin e kësaj ekspozite.
Ekspozita “Faqet e arta të fotografisë shqiptare”, thanë organizatorët e saj, është vizituar nga 80 mijë vizitorë, të cilët kanë treguar interes të madh për të.
Kjo ekspozitë është celur më parë në Marsejë.
09/12/2011