E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama sfidon republikanët

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 12:28

Presidenti amerikan, Barack Obama, shfrytëzoi një vizitë pranë kufirit me Meksikën, për një fjalim të rëndësishëm që përforcon thirrjet e tij për angazhim dypartiak në reformimin e ligjeve amerikane të imigracionit.

Përballë kundërshtimit të vazhdueshëm të republikanëve në Kongres rreth mënyrës më të mirë për një reformë gjithëpërfshirëse, Obama po përpiqet të nxisë edhe më tej debatin për të gjetur një zgjidhje për sistemin e imigracionit, për të cilin shumica e amerikanëve pajtohet se është jofunksional.

Ai udhëtoi për në El Paso të Teksasit, një vijë kryesore kufitare me Meksikën prej mbi 3 mijë kilometrash.

Sikurse edhe në shtetet e tjera në jugperëndim të vendit, imigracioni i paligjshëm është temë e rëndësishme edhe në Teksas, ku përqindja e popullsisë hispanike u rrit me 43 për qind gjatë dekadës së kaluar.

Në fjalimin e tij pas inspektimit të një pike doganore në Urën e Amerikave, Obama përmendi hapat që ka marrë për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të pakësuar kalimet e paligjshme, duke theksuar se administrata e tij i është përgjigjur shqetësimeve të shprehura nga republikanët në opozitë.

“Ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat e po atyre republikanëve që thanë se mbështesin reformë më të gjerë nëse zbatimi i saj do të merrej seriozisht. Të gjitha kërkesat e bëra janë plotësuar”, tha Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›