Interviste me ekspertin gjerman te zgjedhjeve Volkram Gebel

Deutsche Welle Zoti Gebel cili eshte angazhimi juaj konkret ne kete proces zgjedhor
Volkram Gebel Une jam ne perberje te ekipit te vezhguesve te Kongresit te Autoriteteve Vendore dhe Rajonale te Keshillit te Evropes. Se bashku me koleget e mi kemi mberritur ketu ne mesjaven e shkuar. Ne fakt paraprakisht kemi zhvilluar takime te ndryshme qofte me perfaqesues te institucioneve te forcave politikete trupit diplomatik te ekipit te vezhguesve te nderkombetare etj. Ajo qe me ra ne sy ne dy ditet perpara se te mbaheshin votimet ishte nje lloj klime e nxehte politike qendrime diametralisht te kunderta te paleve dhe nje ndjenje mosbesuese. Kete e dalluam menjehere dhe ne kontaktet qe zhvilluam me palet. Por diten e zgjedhjeve te dielen per fatin e mire te te gjitheve une nuk pashe te percillej kjo fryme e acaruar tek publiku. Ndaj dhe dita e votimeve ishte pergjithesisht e qete.
Deutsche Welle Ku e keni ndjekur procesin e votimit
Volkram Gebel Kam qene prezent ne dhjetra qendra votimi dhe kam marre kontakte dhe me perfaqesues te komisioneve zonale zgjedhore. Te dielen kam udhetuar dhe kam pare nga afer zgjedhjet ne ne Shkoder ne Lezhe dhe ne Tirane. Fryma e pergjithshme ne qendrat e votimit ku kam qene ishte pozitive njerezit ishin te perkushtuar qe te beheshin pjese e procesit. Morem dhe ndonje njoftim per ndonje rast qe nuk shkonte sic mund te permendej ndonje votim ne grup kur kishte mosmarreveshje mes komisionereve etj. Por ne pergjithesi aty ku isha prezent se bashku me koleget e mi gjerat shkuan mire. Shikoni une kam qene dhe ne vende te tjera si vezhgues zgjedhjesh pavaresisht se kjo ishte e para here ne Shqiperi. Nisur nga pervoja ime ne shtete te ndryshme por dhe ne Gjermanit besoj se njeri proces nga nje tjeter permiresohet duke e bere me te lehte dhe te besueshem cdo praktike per qytetarin me te drejte vote. Psh. ne qendrat ku isha prezent pashe qe shume te rinj votonin kjo eshte nje gje shume pozitive. Eumlshte detyre paresore e brezit te ri qe te jete pjese e procesit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Volkram Gebel ekspert zgjedhjesh nga Gjermania
Deutsche Welle Zoti Gebel por pas votimit te se dieles ka nisur nje procesnumerimi per votat qe ne disa qendra ecen shume ngadale ose me nderprerje te shumta qe percillen dhe me tension. Si e vleresoni ju kete
Volkram Gebel Shikoni delegacioni yne i vezhguesve eshte duke mbledhur evidenca per cdo faze te procesit. Keto do te jene baza e nje raporti qe ne do te publikojme me mbeshtetjen e Keshillit te Evropes se shpejti. Per kete duhet patur pak durim. Per ate qe ju pyesni mendoj se ka lidhje dhe eshte pasoje e asaj klime te acaruar qe ka mbisunduar para dhe gjate fushates elektorale ne Shqiperi. Ky eshte nje shqetesim qe mund ta themi qe tani eshte nje shkak qe pengon dhe ecurine normale te numerimit te votave dhe shpalljes se rezultateve. Te shpresojme qe do te kete reagime pozitive qe gjithcka te kapercehet. Subjektet politike kandidatet duhet te bejne durim duhet te jene gjakftohte deri ne numerimin e votes se fundit ne kutine e fundit. Kjo eshte demokracia. Qytetaret kane shkuar te qete dhe kane hedhur voten sipas deshires dhe bindjes qe kane. Ata me shume se sa per nevojat e partive dhe te politikes kane votuar per administratoret e komunes te qytetit per keshilltaret qe i perfaqesojne ne ngritjen e zgjidhjen e problemeve te perditshme qe ata kane. Kjo duhet respektuar deri ne fund.
Deutsche Welle Pervec nje raporti mbi keto zgjedhje qe ju do ta beni publik se shpejti z. Gebel cfare kontributi tjeter pritet te jape Kongresi i Autoriteteve Vendore e Rajonale te KiE-se per Shqiperine
Volkram Gebel Para se ti pergjigjem kesaj pyetjeje po shtoj dicka qe klasa politike dhe institucionet shqiptare duhet ti marrin seriozisht te gjitha rekomandimet dhe sygjerimet e nderkombetareve por dhe te vezhguesve vendore per permiresimin e mjaft elemente te procesit zgjedhor. Sepse standartet kapen duke punuar per zgjedhjet jo disa jave para por me nje angazhim sistematik. Duke ju pergjigjur tashme pyetjes them se institucioni yne ka qene dhe eshte prezent me projekte konkrete ne permiresimin e performances se pushtetit lokal ne Shqiperi per procesin e decentralizmit dhe krijimit te nje raporti sa me funksional mes tij dhe pushtetit qendror. Per dhenien e pervojes dhe standarteve te vendeve anetare. E thene me thjeshte Kongresi i Autoriteteve Vendore e Rajonale ka shprehur nje gatishmeri konstante dhe kete e ka treguar me vepra per te mbeshtetur vendin tuaj ne krijimin e kushteve per nje bashkepunim me te mire mes aktoreve politike. Ku ne plan te pare eshte zgjidhja e nevojave per qytetaret ne kuadrin e nje qeverisje me te mire.
Intervisten e zhvilloi Arben Muka
Redaktoi Aida Cama